Kryeministri Rama flet në ”Forumin e Prespës”: Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në rajon. Të bashkohemi e të mos presim derisa të bëhemi anëtare të BE!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në ”Forumin e Prespës” për vendimin e fundit në Këshilli Europian për të mos i hapur negociatat.

Rama thotë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE.

Në fjalimin e tij, edhe një njëherë tjerë, Rama kritikoi Bashkimin Evropian, pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE.

Të falenderojmë Zoti që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera. U thirrëm në BE nga Papa e BE-së, Merkel dhe u gjetëm të gjithë në një tryezë. Kjo ishte një kthesë, që rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja dhe po ashtu vendosi pengesë para burokracive të Brukselit. Por, nuk e tyre që të zgjidhin problemet tona. Ne bëmë diçka të shkëlqyer, u mblodhëm. Na duhet të shtyrje. Ata janë më të frustruar prej nesh. Nuk do të lusim, nuk do të themi jemi djem të mirë, jemi çuna të mirë”, tha Rama në fjalimin e tij në Forumin e Prespës.

”Në masë të madhe kjo është ajo që në ndodh. Të jem i sinqertë nuk e ndjej më, fare, jam tepër serioz. Nuk e them këtë sa për të thënë diçka, me të vërtetë më nuk e ndjej fare, nuk e pres atë që e ndieja kur filloi. Meqë e dini, mund të organizoni dasëm të mirë njëherë me atë që do të bëni që gjithçka të duket shkëlqyeshëm, dhe nusja në fund nuk paraqitet. Këtë mund ta bëni dy herë, duke u lëshuar përsëri në vendosjen e skenarit me zbukurime të bukura, ushqim, mysafir. Nusja përsëri nuk vjen. Atëhere thjesht e tregoni fjalën dhe nuk organizoni dasëm.
Prandaj nëse ndodh që paraqitet nusja ndonjëherë do të bëni një atmosferë të relaksuar. Prandaj i thashë Zoranit, muzika e zakonshme që dëgjonte nga Europa, duhet të vazhdojmë meqë ne zgjodhëm, nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë të fuqishëm personal, kjo është rruga e vetme për ne, nuk bëhet fjalë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të paketohen e futen në anije, por bëhet fjalë për ndërtimin tonë në vendet tona, shtetet tona që funksionojnë si çdo vend tjetër i BE. A do të jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, nuk është në duart tona, s’jemi ata që vendosim.
Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë derisa kjo pjesë e dytë e Samuel Beketit refuzohet, mund të bashkëpunojmë, të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e hapësirave për sipërmarrësit, të rinjtë tanë. Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj. Ti falenderohemi zotit që nga një anë Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu. Pse duhet të presim të bëhemi anëtarë të BE që të bëjmë tregti pa barriera. ”- tha Rama.