Lista/ Partia Demokratike zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar!

Partia Demokratike ka shpallur këtë mesditë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

PD ka bërë të ditur emrat e 300 anëtarëve, që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.

Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Të dy ishin kandidatë, ndër të vetmit që kandidonin nga grupimi 'Për PD-në", grupim i cili kritikoi ashpër Bashën për mënyrën se si e drejton forcën e tyre politike. Megjithate kritikët e tjerë të Bashës, Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli kalojnë 'ex officio' anëtarë të Këshillit Kombëtar, si anëtarë Kryesie apo si deputet.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës.

Sipas Statutit nga 300 emra minimalisht 90 janë gra dhe vaja dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD.

(Lista e plote e fituesve )