“Një Ballkan i Ri Europian”/ Rama zhvillon takim online me Vuçiçin dhe Zaev, para nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike më 29 korrik në Shkup

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev.

Bëhet me dije se takimi është mbajtur online, ku kanë folur për bashkëpunimin rajonal. Lajmin e ka bërë me dije  Kryeministri maqedonas Zaev me anë të një postimi në rrjetet sociale, gjithashtu dhe presidenti serb Vuçiç.

Ai shkruan se kanë biseduar për Forumin Ekonomik dhe për Bashkëpunimin Rajonal.

Lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Europian” shkruan Zaev ai në postimin e tij.

Në mëngjes kam pasur mbledhje produktive kushtuar përgatitjeve për Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal, të cilin së bashku me presidentin serb Alaksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e organizojmë në Shkup më 29 korrik, Lidhemi edhe më shumë që ta lehtësojmë dhe përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është Ballkan i ri, evropian”, ka shkruar kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook.

Po ashtu Presidenti serb Aleksandër Vuçiç infromon se ka patur një takim online me kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bisede shume e sukseshme me Zaev dhe Ramen kushtuar pergatitjeve per forumin ekonomik rajonal qe po organizojme se bashku me 29 korrik ne shkup”, shkruajti Vuçiç ne rrjetin social Instagram.

Ndërsa nga ana e Kryeministrit Rama nuk kemi ende asnjë njoftim lidhur me këtë takim online.

Kujtojmë se Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë do te mbajnë Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor, me date 29 korrik 2021, ku do të marrin pjese, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, do te mbahet me 29 korrik 2021 ku në atë rast Udhëheqësit politikë do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal.

Forumi Ekonomik i Shkupit për Bashkëpunimin Rajonal është organizuar brenda kornizës së Nismës Katër Liritë (e njohur biseduar si "Shengeni i Vogël"), nisur nga udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tetor 2019.

Qëllimi kryesor i nismës është t'i bëjë nismat ekzistuese rajonale më efektive në mënyrë që të arrihen rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Nisma çon në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili, si një formë kalimtare, duhet ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë.

/Argumentum.al