Olimpiada e Tokios/ Distria Krasniqi i dhuron Kosovës medalje ari

Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios

Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg.

25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale.

Një sukses i madh për Krasniqin, teksa kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike.

Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil.