Operacioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, reagon Yuri Kim: Abuzimi me tenderat, vjedhje ndaj qytetarëve shqiptarë!

Të abuzosh me tenderët është njësoj si të vjedhësh qytetarët. Ky ishte reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim pas operacionit të SPAK që çoi në arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrinë e Brendshme lidhur me tenderin për uniformat e policisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadorja përgëzon operacionin e strukturës së posaçme kundër korrupsionit teksa e cilëson krim grabitjen e qytetarëve për të mbushur xhepat e zyrtarëve.

Është mirë të shohësh SPAK të ndërmarrë veprime të tjera kundër korrupsionit. Abuzimi apo manipulimi me proceset e prokurimeve publike është e njëjta gjë me vjedhjen ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë (përfshi qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve sigurojnë asistencë), me qëllim që të fryjnë xhepat e tyre apo të “miqve” të tyre. Është krim”, shkruan ambasadorja amerikane.