Presidenti i KE Charles Michel ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Përmes rrjetit të tij social Twitter, Michel shkruan se së bashku me Ramën kanë diskutuar edhe lidhur me përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë i presidentit të Këshillit Evropian:

Urova kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu biseduam për përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj të BE deri në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor.