Regjistrimi online në gjimnaze këtë vit përmes e-Albania,

Portali qeveritar e-Albania do të jetë pranë nxënësve të gjimnazit në vitin e ri shkollor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një video me hapat që duhet të ndjekin nxënësit për t’u regjistruar në gjimnaze në mënyrë online.

“e-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze. Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit. Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë.

  1. Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar
  2. Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë
  3. Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq

Kliko Dërgo

e-Albania ju uron suksese  dhe vit të mbarë shkollor!”, shkruan kryeministri Rama në tekstin bashkëngjitur videos informuese.

“E-Albania do të jetë pranë nxënësve të gjimnazit në vitin e ri shkollor. Me shërbimet më të reja, regjistrimi në klasë të dhjetë, regjistrimi në gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, realizohet regjistrimi online në shkollat publike në më pak se një minutë”, thuhet në video.

“Kujdes! Regjistrimi në një gjimnaz do të varet nga shkolla ku është kryer arsimi bazë”, theksohet në video.

“3 hapa të thjeshtë: Përzgjidh shkollën ku ke kryer arsimin bazë. Konfirmo gjimnazin e propozuar nga sistemi në varësi të arsimit bazë dhe bashkëlidh dëftesën e lirimit’, nënvizohet në video.

“Aplikimi në një shkollë të mesme të orientuar mund të kryhet për në çdo qytet, pavarësisht vendbanimit tuaj”, theksohet në video.

“Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do të shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës. Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi të regjistrimit. Rrugëtimi i dijes vijon më lehtë këtë vit” thuhet në videon e publikuar nga kryeministri Rama.