SHBA – FMN: Rritja ekonomike amerikane më e shpejtë nga parashikimet

Rritja ekonomike amerikane do të arrijë këtë vit ritmin më të shpejtë në 25 vite, theksoi sot FMN duke i dhënë globalisht një inkurajim politikës ekonomike të Joe Biden që ka filluar të përmirësojë tregun e punës.

“Në SHBA, rritja në 2021 pritet të jetë rreth 7%, ritmi më i shpejtë në një gjeneratë”, theksoi FMN.

“Rimëkëmbja është e jashtëzakonshme pas recesionit historik në 2020, shkaktuar nga pandemia”, shtoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Treguesit ekonomikë sugjerojnë se mbetet një ngadalësim i ndjeshëm në tregun e punës, i cili duhet të shërbejë si një valvul sigurie për të lehtësuar presionet mbi pagat dhe çmimet”, theksoi i njëjti burim.

Në maj, ekonomia amerikane kishte ende 7,6 milionë punë më pak krahasuar me nivelet parapandemike./ata