Tenderi për uniformat e policisë/ SPAK arreston zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit jep njoftim zyrtar për arrestimet në Ministrinë e Brendshme, ku tetë zyrtarë kanë rënë në pranga dhe një në “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

  • Akuzat nga SPAK për të arrestuarit1. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrengues “arrest në burg. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazise se pjesemarrësve ne tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    2.Caktimin e mases se siguriera personal me karakter shtrengues arrest në burg parashikuar nga neni 238 Pr. Penale, ndaj personit se hetim Flutura Cekrezi, e dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 Kodit Penal,

    3.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    4. Caktimin e masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kleivis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    6.Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. Parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    7. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    8. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest ne burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

    9. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. bashkëpunim, parashikuar nga neni i Kodit Penal.