Turqia dënon vendimin e gjykatës së BE-së mbi ndalimin e shamive në vendin e punës

Turqia sot dënoi vendimin e gjykatës ë lartë të BE-së që lejon ndërmarrjet në vendet anëtare të ndalojnë punonjëset të mbajnë shami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme në deklaratën e saj me shkrim tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë "shkel lirinë e fesë".

"Dënojmë vendimin, i cili është ligjërisht dhe me vetëdije i gabuar dhe i rrezikshëm në lidhje me Islamofobinë që do të nxisë", shtohet më tej.

Deklarata përshkroi vendimin e gjykatës si "një shembull i ri i përpjekjeve për t'i dhënë Islamofobisë dhe intolerancës ndaj muslimanëve një identitet institucional dhe ligjor në Evropë".

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të enjten lidhur me dy çështje të ngritura nga gratë muslimane në Gjermani, të cilat u pezulluan nga puna për shkak të shamisë.

Gjykata vendosi që kompanitë në vendet anëtare mund të ndalojnë punonjësit të mbajnë shami nëse "duhet të paraqesin një imazh neutral tek klientët".