Basha mbështet pritjen e emigrantëve afganë në Shqipëri: Të përmbushim detyrimet si vend anëtar i NATO-s,

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet si anëtare e NATO-s dhe të qëndrojë krah SHBA-së.

Në deklaratën e tij në Facebook, Basha tha se nuk duhet të mungojë solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për demokracinë në Afganistan.

“Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona,” – shkroi ai.

Fajet për shpopullimin e vendit, kryetari i PD-së ja vuri keqqeverisjes dhe jo zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s apo bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.