Dy Shqipëri sa të ndryshme aq mahnitëse, reportazhi me miliona shikues nga Nastja Ivleva dhe Julia Koval

Kryeministri Edi Rama përcolli sot reportazhin e dy gazetareve Nastja Ivleva dhe Julia Koval për Shqipërinë.

“Faleminderit. Dy Shqipëri sa të ndryshme aq mahnitëse, të zbuluara me mjeshtëri profesionale nga gazetaret Nastja Ivleva dhe Julia Koval në reportazhin me miliona shikues”, shprehet ai.

Gazetaret mbërrijnë në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza”, me pritshmërinë e një aventure në vendin me bukuri të mahnitshme që laget nga dy dete.

Prezantueset e famshme Nastja Ivleva dhe Julia Koval e kanë pasion udhëtimin. Çdo fundvit Nastja dhe Julia shkojnë në qytetet më ineresante në planet. Sipas rregullave të emisionit, njëra prej tyre duhet të jetojë 2 ditë me një buxhet prej 100 dollarësh. Tjetra mund të shpenzojë një sasi të palimituar parash, duke përdorur një kartë pa limit. Për të vendosur se cila jeton si milionere dhe cila duhet të mësojë si të mbijetojë, Nastja dhe Julia hedhin një monedhë.

“Shqipëria ka shumë male, fusha piktoreske dhe rrugë gjarpëruese, fshatra të vegjël me çati tjergull dhe shumë legjenda antike. Pra, Shqipëri përgatitu, unë do të vizitoj në çdo cep tëndin! Gjëja kryesore që tërheq shumicën e turistëve në është deti. Po ju them miq, ajo që po shoh tani po më ndez gjakun. Kam pritur gati një vit për këtë moment, s’u besoj dot syve! Deti i gjerë! Deti! Kam zgjedhur resortin më të bukur dhe të pasur në Shqipëri për pushimet e mia në det, Vlorën. Isha kaq e lumtur me atë që po ndodhte, sa harrova t’ju them gjënë më të rëndësishme. Ky është vendi ku ka dy dete. Jo një por dy! Joni dhe Adriatiku. Kam plane të notoj në të dy detet këtë fundjavë. Më shumë se një herë”, thuhet nga gazetaret në reportazh.

Po ashtu, dy gazetaret janë ndaluar në qytetin e Beratit, ku mahnitëse janë dritaret dhe koha e ndërtimit të qyteti 2400 vite më parë

“Ndalesa ime e parë është Berati. Përshtypja ime e parë për Beratin është thjesht uau! Shihni sa i bukur është. Ky qytet është 2400-vjeçar. Konsiderohet qyteti i dritareve në Shqipëri. Qyteti i një mbi një dritareve. Ka këtë emër sepse çdo shtëpi në këtë qytet ka shumë dritare dhe mbi të gjitha shohin nga vetëm një drejtim. Qyteti ngrihet mbi një faqe mali, për të marrë sa më shumë dritë në shtëpi, ndërtuan sa më shumë dritare të mundnin”, raportojnë gazetaret.

Udhëtimi i tyre nis me helikopter mbi Shqipërinë. Ato shprehen se nga pamja ajrore Shqipëria është shumë e pasur me burime natyrore, peizazhe natyrore, male, vargmale, shkëmbinj.

Dy prezantueset gjatë rrugëtimit të tyre në Shqipëri eksplorojnë bukuritë dhe freskinë e deti me peizazhin blu. E më pas iu drejtuan Kanioneve të Osumit
“I gjatë 26 km dhe 3 milion vjeçar. Mbase një nga zonat më të bukura të Shqipërisë”, shprehen ato, ndërsa shijojnë eksperienca të bukura zbavitëse.

Po ashtu, prezantueset vizituan shpellën e piratëve. “Sipas legjendës, në shekullin e 17, pirati i famshëm Haxhi Ali e ktheu shpellën në strehë”, thonë prezantueset ndërsa përshkruajnë shpellën që është 60 m e thellë dhe është mbresëlënëse.

Gjatë udhëtimit të tyre, prezantueset e famshme vizituan Zvërnecin ku shijojnë perëndimin me pamje fantastike. Rrugës duke u ngjitur drejt malit, gjejnë kampe verore dhe vlerësojnë bukuritë natyrore.

Po ashtu vizituan pasuritë nënujorë, anijet e mbytura prej dekadash dhe e konsiderojnë një pasuri të vyer për t’u vizituar nga turistët.

Një tjetër ndalesë gjatë rrugëtimit për në Jug ishte dhe Syri i Kaltër që e konsiderojnë një mrekulli natyrore.

E më pas në Ksamil, bukuri që sipas tyre nuk janë parë asnjëherë. Në kthim u ndalën te banjat termale që njihen prej 100 vitesh.

Në fund të reportazhit ato shprehen se Shqipëria është e mrekullueshme, ekonomike, interesante, aspak stresuese.