"Forcat ruse duhet t'i japin fund vendosjes së forcave armene në territorin e Azerbajxhanit"

"Sipas dispozitave të deklaratës trepalëshe, forcat ruse duhet t'i japin fund vendosjes së forcave armene në territorin e Azerbajxhanit, ku ato gjenden përkohësisht", thuhet në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se Armenia dërgoi trupa në territorin azerbajxhanas, duke mos respektuar deklaratën trepalëshe të nënshkruar më 10 nëntor të vitit 2020 dhe se forcat e përkohshme ruse në rajon duhet t'i japin fund kësaj situate, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë azerbajxhanase thuhet se në përputhje me deklaratën trepalëshe të nënshkruar nga presidentët e Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë, forcat e armatosura armene, të cilat duhej të largoheshin plotësisht nga territori i Azerbajxhanit, janë ende në territorin e Azerbajxhanit ku elementët rusë janë vendosur përkohësisht.

Në njoftim thuhet se Armenia kohët e fundit ka zhvendosur forcat e saj të armatosura në territoret e Azerbajxhanit, ku elementët rusë janë vendosur përkohësisht dhe se Armenia ka formuar stacione të policisë duke "shkelur rëndë deklaratën trepalëshe".

Në deklaratën e ministrisë theksohet se u morën masa adekuate nga ushtria azerbajxhanase dhe se nuk u lejuan situata të tilla. Më tej, thuhet se pala armene me qëllim bëri provokimeve të tilla për të përkeqësuar situatën.

Ministria azerbajxhanse tha se e gjithë kjo ndodhi në sfondin e urdhrit të papërgjegjshëm dhe provokues të ministrit të ri të Mbrojtjes të Armenisë, Arshak Karapetyan, ndaj ushtrisë për të "përdorur forcën me të gjitha mjetet".

"Ne duam t'ju kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes i Armenisë, David Tonayan, gjithashtu foli me një doktrinë provokuese ushtarake, të cilën ai e quajti 'luftëra të reja, toka të reja'. Fundi i tij i turpshëm është i njohur për të gjithë. Ushtria e Azerbajxhanit do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Sipas dispozitave të deklaratës trepalëshe, forcat ruse ku ato gjenden përkohësisht duhet t'i japin fund vendosjes së forcave armene në territorin e Azerbajxhanit, ", thuhet në deklaratë.