Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright: Të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan! Mirënjohëse ndaj Shqipërisë...

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright ka reaguar ndaj zhvillimet e fundit në Afganistan duke falendëruar në mënyrë të veçante Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat së bashku me Kanadanë, janë ofruar të strehojnë bashkëpunëtorët afganë të amerikanëve.

"Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët t'i ndjekin", shkruan Albright

Ministri kanadez i Emigracionit Marko Mendicino tha të premten se “Kanadaja po planifikon të strehojë deri në 20 mijë afganë”, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët për shkak të angazhimit të tyre me qeverinë pro-amerikane.

Ditën e sotme kryeministri Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentja Vjosa Osmani konfirmuan publikisht se kishin pasur bisedime me SHBA për të strehuar afganë. Të dy nuk specifikuan numër, apo periudhë se kur kjo do të ndodhë, por Rama theksoi se ata do jenë tranzit në Shqipëri “me destinacion fundor SHBA-të”.

Ndërsa ende nuk kemi një konfirmim nga Maqedonia e Veriut , ndonëse u përmend nga diplomatja amerikane si një nga vendet e ofruara për pritjen e afganeve.

/argumetum.al