Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike/ Basha zgjedh ekipin e ri

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar mbrëmjen e sotme propozimet e Lulzim Bashës për ekipin e ri me të cilin do të drejtojë opozitën për 4 vitet e ardhshme. Partia Demokratike do të ketë 4 nënkryetarë.

Kryedemokrati Basha gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria është “peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”.

Kjo tha ai ka bërë që të largohen nga vendi 500 mijë qytetarë ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit u mohua ndryshimi.

Z. Basha u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përfaqësuesve të tjerë të PD që të bëhen zëri i qyetarëve ndërsa theksoi se në zgjedhjet e fundit “kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar”.

Ai nuk foli në mënyrë specifike për zhvillimet e fundit brenda PD por tha se propaganda e pushtetit po përpiqet t’i portretizojë si të dobët dhe në krizë. Sipas Lulzim Bashës mbledhja e Këshillit Kombëtar është “faza e parë e reformimit të brendshme në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar”.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve ndaj theksoi se vend ka nevojë për reformë zgjedhore dhe territoriale.

Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 u bënë nga një konsensus i arritur mes Sali Berishës që në atë kohë ishte kryeministër,i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe Edi Ramës në opozitë.

Thelbi kryesor i kësaj marrëveshjeje ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor në vend, duke kaluar nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e shumicës së deputetëve në një sistem rajonal proporcional që është ende sot në fuqi.

Ndërsa ndryshimi i sistemit zgjedhor u bë me konsensus PD-PS, pas ardhjes në pushtet Rama miratoi në mënyrë të njëanshme ligjin për reformën territoriale duke e kthyer vendin me 61 bashki.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD
Alfred Rrushaj
Nënkryetarë të grupit parlamentar të PD
Ervin Salianji
Luçiano Boçi
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Nënkryetar të Partisë (Ishin 2, u bën 4)
Alfred Rrushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
Sekretar I Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Kryetar I Këshillit Kombëtar Të Partisë Demokratike
Edi Paloka
Kryetar I Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës
Flutura Açka
Kryetar I Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana

Komisionet parlamentare:

  • Jorida Tabaku- Komisioni për Integrimin Europian
  • Agron Gjekmarkaj-Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
  • Albana Vokshi- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
  • Oerd Bylykbashi-Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
  • Sorina Koti-Komisioni për Ekonominë dhe Financat
  • Helidon Bushati- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin
  • Flamur Noka- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
  • Tomorr Alizoti- Komisioni për Politikën e Jashtme.

Sekretariatet e Partisë Demokratike:

  • Ervin Minarolli- Sekretar Organizativ
  • Arta Sakja- Sekretar Burimeve Njerëzore
  • Belind Këlliçi- Sekretar për Emigracionin Dhe Diasporën
  • Ledina Mandia-Sekretar për Pronarët Dhe Çështjen e Pronave
  • Flamur Hoxha -Sekretar për Klimën E Biznesit
  • Jonila Godole- Sekretare Për Të Përndjekurit Politik
  • Ivi Kaso- Sekretar për Çështjet Ligjore Dhe Zgjedhore
  • Greta Bardeli- Sekretar për Marrëdhëniet Me Publikun
  • Taulant Zeneli-Sekretar i Koordinimit Elektoral
  • Orjela Nebija- Sekretar për Organizatat Partnere
  • Endri Hasa-Sekretar për Organizimin Dixhital