Kina merr drejtimin në forumin ndërkombëtar që trajton pabarazinë e vaksinave COVID-19

Kina po luan një rol udhëheqës në adresimin e hendekut të zgjeruar në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 midis vendeve më të pasura dhe më të varfra, thuhet në një artikull-opinion botuar kohët e fundit në “South China Morning Post”, përcjell “Xinhua”.

Kina do të përpiqet të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës COVID-19 në botë këtë vit dhe të ofrojë 100 milionë dollarë amerikanë për COVAX, tha të enjten presidenti kinez Xi Jinping, në një mesazh me shkrim për takimin e parë të Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin e Vaksinave kundër COVID-19, që u mbajt bashkërisht nga 23 vende përmes lidhjeve video.

Në artikull thuhet se shefi i OKB-së Antonio Guterres deklaroi në forum se nevojiten 11 miliardë doza të tjera vaksinash për të vaksinuar rreth 70 për qind të popullsisë së botës kundër sëmundjes.

Sipas artikullit, ekzistojnë shqetësime në rritje për ndarjen në normat e vaksinimit në mbarë botën, duke shtuar se kreu i OBSH-se Tedros Adhanom Ghebreyesus tha javën e kaluar se vendet me të ardhura të larta kishin administruar pothuajse 100 doza për çdo 100 njerëz, krahasuar me vetëm 1.5 doza për çdo 100 persona në vendet më të varfra.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha në forum se Kina do të rrisë ndihmën e saj për vaksinat për vendet në zhvillim.

"Kina ka qenë një ofrues i madh i vaksinave gjatë pandemisë, kryesisht përmes produkteve të saj “Sinovac” dhe “Sinopharm” që janë shtuar në listat e përdorimit urgjent të OBSH-së", -thuhet në artikull./CRI