Krijohet Platforma e Krimesë, Elisa Spiropali: Mbështesim Ukrainën kundër agresionit rus

Në Kiev të Ukrainës u formua platforma për Krimenë nga Shqipëria, që u përfaqësua prej ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila në Facebook ka bërë këtë koment.

“Në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev miratuam Deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus:

Mbështetje e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Ukrainës;

Dënimi i aneksimit të Krimesë si kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Theksova rëndësinë që Kryeministri Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah aleatëve tanë ShBA dhe BE: Krimea është Ukrainë”.