Luiza Gega kualifikohet në finalen e Lojërave Olimpike

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në Tokio.

E kënaqur për këtë arrije, Gega ka bërë një postim në Instagram që e ka titulluar “Thjesht një vajzë në finale të Lojërave Olimpike”.

“Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola.

Jam lodhur shumë për të qene këtu, por kur t’i e realizo atë që do çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë”, shkruan atletja.

Gega shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë dhe u bë sportistja e parë shqiptare që arrin në finalen e Lojërave Olimpike deri më tani.

Luiza Gega u bë sportistja e parë shqiptare që fitoi një medalje në atletikë në Kampionatin Evropian në 3000 metra për femra në vitin 2016 në Amsterdam, Holandë.

Arritjen e saj e ka përshëndetur dhe kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.