Marrëveshja e Prespës/ Zaev dhe Tspiras marrin çmimin e paqes "Westphalia"

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish-kryeministri grek Alexis Tspiras kanë marrë të dielën çmimin ndërkombëtar të paqes Westphalia për firmosjen e Marrëveshjes së Prespës.

Kjo marrëveshje solli fundin e përplasjeve diplomatike prej 2 dekadash mes dy shteteve e si rezultat u ndryshua emri në Maqedonia e Veriut.

Ish-kryeministri grek shkroi në faqen e tij në Twitter se zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare nëpërmjet diplomacisë arrihet nëse ka vullnet politik.

Marrëveshja e Prespës është firmosur dy palët në vitin 2018 për të zgjidhur konfliktin mes shteteve të Ballkanit, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e OKB-së.

“Me përfundimin e Marrëveshjes së Prespës, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën një punë historike si shembull i një qasjeje të lartë diplomatike, duke zgjidhur një çështje të hapur dhe duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Tre ide kryesore janë sjellë në jetë: dëshira për paqe, vetë-reflektim kritik dhe Evropa si një hapësirë ​​për bashkëjetesë paqësore”- deklaroi Egils Levits, president I Letonisë.

“Gjatë gjithë procesit, ne këmbëngulëm që nuk po flisnim për vijat e kuqe. Ne i thamë njëri-tjetrit se vijat e kuqe ishin kufizuese. Linjat e kuqe ju fusin në një kuti. Ne thamë, ne nuk do ta vendosim procesin në kuti. Kështu punojnë miqtë, të fokusuar në zgjidhjet. Ndërtimi i urave. Ky është thelbi i Marrëveshjes së Prespës, miqësia”- pohoi Zoran Zaev.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

“Çmimi Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë” është një çmim për qytetarët e dy vendeve që tani bashkëpunojnë dhe investojnë së bashku në të ardhmen e të dy vendeve dhe rajonin. Brukseli ka një detyrim dhe duhet të mbështesë plotësisht Marrëveshjen e Prespës dhe të përmbushë premtimet pasi Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.”- tha Aleksis Cipras, ish kryeministër i Greqisë.