Presidenti Meta nuk dekreton alokimin e fondit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar: Ështe në shkelje të Kushtetutës,

Presidenti Meta ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ndryshimin e buxhetit që qeveria bëri përmes një Akti Normativ në muajin qershor. Ndryshimi qe bërë për t’i alokuar Bashkisë Tiranë fondin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Zyra për shtyp e Presidentit Meta tha se “alokimi i fondit shtesë prej 900 milionë lekë (7 milionë euro) Bashkisë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese”.

“Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh,” – kritikon Presidenti.