Si mund ta evitojnë ShBA-të luftën e njëkohëshme me Rusinë dhe Kinën

Zoran Meter[i]

Rreziku më i madh me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara në shekullin 21, përveç atij të sulmit direkt bërthamor, është lufta në dy fronte me dy kundërshtarët ushtarakë më të mëdhenj amerikanë - Kinën dhe Rusinë, shkruan eksperti i njohur i politikës së jashtme Aaron Mitchell për median analitike amerikane The National Interest (https://nationalinterest.org/feature/strategy-avoiding-two-front-war-192137). Sipas analizës së situatës momentit aktual, ecuria mund të jetë më e keqja e të këqijave.

Aaron Mitchelli është ish ndihmësi i sekretarit të shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, ndërsa tani kryeson think tank-un The Maraton i Iniciative, i cili analizon rivalitein e fuqive të mëdha. Për të theksuar rëndësinë e këtij teksti, theksojmë se ai mbështetet në dokumente nga raporti që Mitchell ka përgatitur në vjeshtë të vitit 2020 për sektorin analitik të Pentagonit.

Tezat e këtij analisti të njohur amerikan përputhen në shumë gjëra me analizat tona në Gjeopolitika News, në të cilat kemi paralajmëruar se elitat amerikane (i ashtuquajturi estabilishment), për ndonjëfarë arësyeje nuk shohin, ose thjesht nuk duan të marrin në konsideratë, pasojat e rrezikshme që mund të ketë për ShBA-të  afrimi ruso-kinez dhe formimi i një aleance klasike (ruso-kineze), drejt së cilës janë pikërisht amerikanët që i shtyjnë me politikën e tyre të pamenduar mirë të presionit të fortë dhe e cila bazohet në vetëbesimin e gabuar se ShBA-të janë në gjendje të ruajnë hegjemoninë globale për në një të ardhme afatgjatë.

Ja disa nga fragmentet më të rëndësishme të tekstit të Mitchellit për National Interest.

Një konflikt i tillë do të kërkojë përpjekje të stërmëdha kombëtare, të tilla që vendi nuk i ka provuar prej gjeneratash të tëra.  Sepse, Amerika do të jetë e detyruar të luftojë me ushtri që shfrytëzojnë burimet e gjysmës së Euroazisë. Një luftë e tillë do të rriste tej mase forcat ushtarake amerikane, e ndoshta edhe do ti shterronte plotësisht. Kjo do të kërkonte viktima të shumta të popullit amerikan dhe do të kishte pasoja afatgjatë për ndikimin e ShBA-ve te aleatët dhe begatinë e saj. Nëse ky konflikt përshkallëzohet deri në konflikt bërthamor, atëherë do të kërconohet edhe vetë ekzistenca e Shteteve të Bashkuara.

Meqënëse rreziqet janë të larta, një prej qëllimeve kryesore të strategjisë së madhe aktuale të Shteteve të Bashkuara duhet të jetë evitimi i luftës në dy fronte, me Kinën dhe Rusinë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e kuptojnë me shumë ngathtësi këtë rrezik, e aq më pak implikimet e tij në politikën amerikane. Uashingtoni, megjithë praninë e “njëkohësisë” (kështu emërtohet në qarqet e Pentagonit), përpjekjet e tij i përqëndron kryesisht në anën ushtarake. Strategjia e mbrojtjes kombëtare, e miratuar në vitin 2018, ka zëvendësuar konceptin e dy luftërave. Tani përpjekja është orientuar në bërjen e një lufte të madhe kundër kundërshtarit më të aftë të amerikanëve, Kinës. Por shumë shpejt elita intelektuale e bashkësisë ushtarake filloi diskutimin për atë sesi të veprohet në rastin e dy luftërave.

Në krahasim me këtë diskutim, shumë më pak diskutohet në lidhje me atë sesi diplomacia amerikane duhet të sillet për të parandaluar luftën në dy fronte dhe të evitojë kësisoj ngarkesën e “njëkohësisë” strategjike. Administrata e Trampit, me plot të drejtë, kishte një qëndrim konfliktual me Kinën. Por kjo nuk shoqërohej me rirregullimin e prioriteteve diplomatike dhe rishpërndarjen e mjeteve në rajonet e tjera në mënyrë që të kompensohej disi përqëndrimi i justifikuar i strategjisë së mbrojtjes në rajonin Indo-Pacifik. Administrata e Bajdenit gjithashtu nuk po mendon për rishpërndarjen e vëmendjes strategjike dhe burimeve mes rajoneve. Ky mosekuilibrim në synimet e ushtrisë dhe diplomacisë amerike është i gabuar dhe i mbushur me probleme të mëdha. Në mënyrë që të zvoglojë ngarkesën e “njëkohësisë”, Amerika do të duhej të kufizonte pjesmarrjen e saj ushtarake në konfliktet aktive dhe të rrisë efektivitetin e aleancave ushtarake, ose  të rrisë jashtëzakonisht shumë buxhetin e saj ushtarak. Ekziston edhe një mundësi tjetër: gjetja e njëfarë kombinimi i këtyre tre supozimeve.

Në analizën e situatës aktuale, ecuria më e mundshme mund të jetë ajo më e keqja e të këqijave. Amerika do të vazhdojë edhe në të ardhmen të shkaktojë frikë me kërcënimet e saj, por më tej, të mos i mbështesë këto kërcënime me përmirësimin e cilësive të aleancave të saj, duke zvolguar njëkohësisht edhe buxhetin për mbrojtjen. Për shkak të një gjendje të këtillë ndikimi i ShBA-ve do të dobësohet, ndërsa aftësia e Uashingtonit për të gjetur ekulibër politik mes rajoneve do të jetë e kufizuar. Kjo do të krijojë kushte ideale për bashkimin e Rusisë dhe Kinës në synimin e tyre për të sfiduar vazhdimisht vendosmërinë amerikane në mjedisin gjeografik rrethues të tyre, le të themi si shembull, Taivanin dhe ndonjë prej shteteve Balltike.

Shmangija e një skenari të tillë nuk është vetëm, dhe jo aq, detyrë për ushtrinë amerikane. Ajo është gjithashtu sfidë për diplomacinë amerikane. Sepse, diplomacia në formën e saj më të lartë, shfrytëzohet prej kohësh për këtë qëllim. Ajo është mjet për rishpërndarjen e forcave në territore dhe kohë, duke evituar rrezikun që të luftohet me shumë armiq në të njëjtën kojë. Një punë e këtillë për krijimin e rendit të konflikteve duhet të bëhet sot një prioritet i diplomacisë amerikane....

Kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë, megjithëse Covid-19 ka mundësi, në mënyrë krejt të papritur, të ofrojë shanse për ta lehtësuar zgjidhjen e saj. Me rritjen e dizekuilibrit të fuqisë mes Rusisë dhe Kinës, pandemia rriti akoma më shumë vartësinë ekonomike të Rusisë nga Kina, e cila i shërben asaj si treg, burim kapitalesh dhe mbështetje ndërkombëtare politike. Në mënyrë paradoksale, vetë fakti i rritjes së kësaj vartësie mund ta frikësojë Rusinë e cila ka frikë të bëhet kësisoj viktimë e ambicjeve kineze dhe në këtë kuptim ka nxitje të reja për riorientimin e politikës së saj të jashtme. Ky paradoks i jep Shteteve të Bashkuara shanse të mira. Qëllimi i diplomacisë amerikane dhe thelbi i strategjisë tonë, evitimi i lufterave në dy fronte, duhet të jetë përkeqësimi i kësaj dileme për Rusinë për ta bërë atë vend më pak të rrezikshëm për ne, më shpejt sesa Kina do të mund të arrijë potencialin e saj të fuqishëm ushtarak si fuqi e madhe. Në vend që ti servilosemi Rusisë duke kërkuar një qëndrim pajtues, duhet ti tregojmë asaj kombinimin e pengesave të pakalueshme për zgjerimin e saj drejt Perëndimit (dhe, nëse është e nevojshme ti japim një goditje serioze gjë që mund të bëhet në përballjen me problemin  e Ukrainës). Në të njëjtën kohë, duhet ti tregojmë asaj mundësi të reja bashkëpunimi, investimi dhe zhvillimi në Lindje të vendit.

Shtetet e Bashkuara kanë pak eksperiencë në rivalitetin me disa vende armike në kohë paqeje. Kyçi i suksesit të ShBA-ve kundër rivalëve të mëdhenj në shekullin 209 ka qënë përherë aftësia amerikane për ti kaluar ata në kuptiminm e prodhimit, fuqisë ushtarake  dhe synimeve të forcave të saj të armatosura.

Me rritjen e Kinës, Shtetet e Bashkuara fituan kundërshtarin më të fuqishëm në tërë historinë e tyre si fuqi botërore. Prognozat tregojnë se në vitin 2030 ekonomia kineze do të jetë një herë e gjysëm më e madhe se ajo amerikane, ndërsa popullsia e Kinës do të jetë katër herë më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara. Deri në vitin 2049, Pekini synon të krijojë një ushtri që do të jetë më e fortë sesa ajo amerikane. Sipas disa vlerësimeve, është arritur tashmë pariteti me Amerikën një një sërë kategorish me rëndësi.

Forcimi i Kinës shoqërohet edhe me ndryshime të tjera të papërshtatshme në sistemin ndërkombëtar. Kryesori ndër to është transformimi i Rusisë në një kundërshtar të fortë dhe politikisht të motivuar. Rusia shpesh herë është nënvlerësuar për shkak të dobësive të saj demografike dhe ekonomike. Por gjithsesi ajo mbetet fuqi e madhe për shkak të madhësisë së saj, numurit të banorëve dhe është një prej dy arsenaleve bërthamore më të mëdha në botë. Udhëheqja ruse, më shumë se çdo udhëheqje e ndonjë fuqie tjetër të madhe, i përcakton interesat e saj në atë mënyrë që ato të jenë diametralisht të kundërta me interesat e Shteteve të Bashkuara. Siç tregojnë aksionet armiqësore të Rusisë, lista e të cilëve rritet, Moska tashmë po zhvillon njëfarë lufte të llojit të vet kundër Amerikës.

Ekziston edhe  një mënyrë me të cilën diplomacia mund të tejkalojë mospërputhjen mes burimeve ushtarake dhe kërcënimeve. Që ta bëjë këtë duhet ta bëjë më pak të rrezikshëm njërin prej kundërshtarëve më të mëdhenj.

Obsioni 1. Të tërhiqet afër vetes më i dobëti. Kjo ndoshta është forma më e shpeshtë e zgjerimit kohor të kërcënimeve. Sfida konsiston nën koordinimin e aksioneve tuaja me kundërshtarin më të dobët dhe ti përqëndrosh burimet tuaja drejt më të fortit. Këtë metodë pati përdorur Britania kur ndolli në anën e saj Rusinë Cariste, me të cilën kishte bërë për dhjetëvjeçarë të tërë një luftë të ftohtë në Azinë e Mesme, aspak më intensive sesa Lufta e Ftohtë e kaluar. Londra e bindi Rusinë ti bashkohej aleancës kundër Gjermanisë Perandorake.

Ky obsion është i njohur prej amerikanëve nga një episoid në historinë tonë, kur patëm ndjellur armiqtë në anën tonë. Ngashnjimi i kësaj mënyre veprimi është i dukshëm. Si fqinja më e fuqishme dhe më e madhe tokësore e Kinës, një Rusi miqësore qoftë edhe neutrale (ndaj nesh), do të detyronte Kinën që vëmendjen e saj ta orientonte nga brigjet e saj (dhe nga rivaliteti me Shtetet e Bashkuara) drejt kufinjve tokësorë.

Problemi i këtij qëndrimi është se ai nuk i hyn në punë Rusisë. Kur Henri Kizingeri pati vendosur kontakte me Kinën, Pekini e kishte të nevojshëm këtë afrim, ndoshta më shumë se vetë Shtetet e Bashkuara, sepse ia kishte frikën një sulmi nga ana e BRSS-së. Njëlloj, kur Britania lidhi marrëveshje me Rusinë në vitin 1907, kjo ndodhi direkt pa humbjes së rëndë të Rusisë nga Japonia. Rusisë i nevojitej një pushim në mënyrë që të zvoglonte ngarkesën e ushtrisë, buxhetit dhe të normalizonte gjendjen e brendshme politike. Britania dhe Rusia atëbotë kishin një kërcënim të përbashkët dhe shumë serioz te Gjermania Perandorake.  Dhe për të mbyllur këtë punë ata kishin shumë mjete të prekshme bisedimesh (Persia, Afganistani, Tibeti)

Obsioni 2. Të shtyhet për më vonë rivaliteti me më të fortin. Strategjia e dytë e zgjerimit të kërcënimit në kohë është ta shtysh për më vonë rivalitetin me njërin prej dy kundërshtarëve në mënyrë që ti lani llogaritë me vendosmëri dhe në mënyrë të pakthyeshme me të më dobëtin. Republika e Venedikut në shekullin 16 e shfrytëzoi këtë strategji për të zvogluar kërcënimin e Perandorisë Osmane dhe i lau llogaritë me rivalin e saj më të afërt, Dukatin e Milanos. Një logjikë të njëjtë përdori edhe Britania, e cila në vitin 1930 kur u përpoq, më kot, ta qetësonte Gjermaninë në mënyrë që të fitonte kohë  për riarmatosjen e Europës dhe forcimin e forcave të saj detare në Lindjen e Largët.

Në klimën aktuale kjo strategji do të kërkojë nga Amerika që të zgjidhë kjonfliktet me Kinën në mënyrë që të evitojë konfliktin ushtarak të drejtpërdrejtë me këtë shtet, kështuqë mund të rritet presioni ndaj Rusisë dhe më vonë të përqëndrohet ai te Pekini. Nëse ndiqet kjo logjikë, Shtetet e Bashkuara do të duhet të rishikojnë strategjinë e tyre ushtarake e cila i jep Kinës vëmendje të tepruar. Parë historikisht, Amerika madje do të duhet përkohësisht dhe taktikisht ta shfrytëzojë “lojtarin me përgjegjësi” kinez për të izoluar Rusinë luftarake.

Problem i dukshëm i kësaj mënyre të vepruari është se kjo hapësirë e lidhjes së mundshme me Kinën është mbyllur tashmë. Kohë ideale për një qëndrim të tillë ka qënë dhjetëvjeçari i kaluar, kur Rusia sapo kishte nisur rrugën e saj agresive, nga ana tjetër Kina vazhdonte të ishte partner konstruktiv, ndërsa raporti i forcave ishte në favor të Shteteve të Bashkuara. Por tani raportet mes ShBA-ve dhe Kinës janë përkeqësuar deri në atë masë saqë është e vështirë të imagjinohet ndonjëfarë periudhë e gjatë qetësimi në raportet e tyre.

Ajo që është më e rëndësishme, përkeqësimi i raporteve është shkaktuar nga vendimi i Pekinit për të braktisur politikën e tij të pritjes dhe për t’iu afruar Moskës, gjë që ka bërë që kjo e dyta ta forcojë pozitën e saj në raport me Perëndimin.

Obsioni 3. Kooptoni të dy kundërshtarët. Zgjidhja e tretë është më e vështira, por ndoshta më elegantja. Konsiston në eleminimin e plotë të problemit të njëkohësisë. Pasojat e tij mund të evitohen duke vendosur bashkëpunim me të dy kundërshtarët, nëpërmjet krijimit të një strukture e cila do të mundësojë pengimin ose uljen e konfliktit. Këtë metodë ka përdorur në shekullin 19 burri austriak i  shtetit Klemens von Meternik, i cili përfshiu kundërshtarët e Austrisë, Francës dhe Rusisë në koncertin e fuqive të mëdha, i cili siguroi paqe në Europë për pothuajse një shekull.

Ekuivalenti bashkëkohor i strategjisë së Meternikut do të ishte aksioni i Amerikës për të përdorur institucionet ndërkombëtare në mënyrë që të angazhojë Kinën dhe Rusinë në kërkim të zgjidhjes së problemeve globale aktuale. Duket se kjo është ajo që administrata Bajden ka ndërmend kur përpiqet të gjejë gjuhë të përbashkët me Pekinin dhe Moskën rreth çështjeve “transnacionale” si puna e ndryshimeve klimatike.

Si rezultat i kësaj, asnjë prej strategjive klasike të zgjerimit të kërcënimeve me kalimin e kohës, të cilat i kanë përdorur në të kaluarën fuqitë e mëdha, nuk është plotësisht e harmonizuar me kushtet amerikane. Rusia është tejet aremiqësore për të kaluar në anën e saj. Kina ka shkuar tejet larg në përparimn për tu kontrolluar. Ndërkohë që kërkesat e të dyja këtyre fuqive janë tejet të mëdha dhe të parealizueshme që të kuptohen efektivisht.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/vijesti/top-tema-americki-analiticar-kako-sad-u-izbjeci-istodobni-rat-s-kinom-i-rusijom/