Strehimi afganëve, Komiteti i Senatit të SHBA: Populli i Shqipërisë po i tregon botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’

Komiteti i Senatit amerikan për Marrdhëniet me Jashtë ka reaguar në lidhje me ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.

Statusi i plotë: 

"Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t'u dhënë një strehë të përkohshme dhe të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë "BESA". Ju keni respektin dhe falenderimet tona," thuhet në postimin e publikuar në Twitter.