Veriu i Kosovës vend ideal për Afganët

MSc. Skender Berisha

Kosova së shpejti pritet të pranojë një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga Afganistani.

Pas kërkesës së Presidentit të ShBA-së, nëpërmjet ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, për strehimin e përkoshëm të afganëve në vendin tonë, një përgjigjje pozitive u dha nga nga përfaqsuesit e vendit. Shiquar nga një këndvështrin tjetër, bota demokratike funksionon edhe duke sakrifikuar për të arritur qëllimet afatgjatë.

Kohëve të fundit të gjithë po shohim një spektakël në mediat vizive dhe të shkruara rreth ngjarjeve ne Afganistan.
Humbjet e jetëve të qytetarëve Afganë, talibanët dhe ardhja e tyre në pushtet, me mënyrën e tyre dhe prizmit të tyre karshi të tjerëve që nuk janë si ata, e kanë shtyrë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve Afganë të lëshojnë vendin e tyre, sidomos ata që deri dje ishin të afërt me forcat amerikane duke përbërë një strukturë relativisht të madhe dhe ndihmuese karshi perëndimit.

Duke lënë anash këto zhvillime atje, dhe duke u fokusuar në vendin tonë si vend që tashmë ka vendosur të pranojë një numër të konsiderueshëm të tyre, do të ishte mirë të shqyrtoheshin më shumë alternativa rreth vendit të përshtatshëm të vendosjes së tyre.
Njëra ndër to do të ishte edhe vendosja e tyre në veri, respektivisht në lagjen me shtëpi të ndërtuar për serbët që asnjëherë skanë jetuar në Kosovë, dhe me qëllim të popullimit me serbë të vendit tonë.
Edhe pse të gjitha këto ndërtime pa leje, do të futeshin në listë për përdorim të përkohshmën dhe më pas të rrënoheshin pa asnjë hezitim.
Mbetet të shihet sa do të ketë alternativa të reja për këtë kërkesë nga ShBA-të, dhe sa do të jemi në gjendje të përfitojmë nga ky rast dhe politikës tonë strategjike afatgjatë.

/argumentum.al