Afganistan, Papa: Të mirëpriten njerëzit, në kërkim të një jete të re

Pas Engjëllit të Tënzot, Françesku i lartoi Zotit lutjen për gjithë popullsinë afgane: për kë është në vend, për kë është për udhë, për kë arrin në vendet e strehimit!

“Në këto çaste, kur afganët janë në kërkim të një strehe, lutem për më të ligshtit ndërmjet tyre: e lutem edhe që shumë vende t’i mirëpresin e t’i mbrojnë të gjithë ata, që kërkojnë një jetë të re”.

Kështu u shpreh Papa pas lutjes mariane, duke kujtuar Afganistanin, drejt të cilit bota mbarë shikon me shqetësim të thellë:

“Lutem edhe për të shpërngulurit e brendshëm, që të kenë ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme. Uroj që të rinjtë afganë të marrin arsim, pasuri themelore për zhvillimin njerëzor e të gjithë afganët, si në atdhe, ashtu edhe në kalim drejt vendeve të strehimit, të jetojnë me dinjitet, në paqe e  vëllazërim me të afërmit e tyre”.

/Vaticannews