Afganistani dhe “shekulli amerikan“

Dragan Biseniç Danas[i]

Bajdeni dhe Trampi janë tipa të ndryshëm politikanësh, por vendimi për tu dhënë fund luftërave të pafundme është vendim i tyre i përbashkët. Për të justifkuar vendimin e tij mbi tërheqjen nga Afganistani, Bajdeni madje foli katër herë publikisht duke shpjeguar arësyet për vendimin mbi tërheqjen dhe mënyrën sesi ajo u realizua. Akoma më e rëndësishme, ai përshkruajti edhe kërcënimet e sigurisë që priten në të ardhmen, cila do të jetë përgjigja amerikane ndaj tyre dhe si do të sillen ShBA-të në përballje me Rusinë dhe Kinën. Konstatimi më i rëndësishëm i Bajdenit kaloi pothuajse pa u vënë ré në opinionin tonë publik, megjithëse potencialisht mund të ketë të bëjë me Balklkanin.

“Ky vendim  nuk i përket vetëm Afganistanit. Ai ka të bëjë me përmbylljen e erës së operacioneve të mëdha ushtarake për të zëvendësuar vendet e tjera”- tha Bajdeni

Me këtë ai vendosi ad acta epokën e intervencionizmit amerikan që filloi para 30 vitesh. Intervencionizimi liberal kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën tani nuk është më i modës, e pikërisht kjo është ajo që zhgënjen shumicën e kritikëve. Heqja dorë nga vlerat amerikane në Afganistan konsiderohet dështim më i madh se çdo katastrofë ushtarake.

A përfundoi me këtë edhe shekulli amerikan?

Shprehjen “shekulli amerikan” e pati shpikur në esenë e tij të vitit 1941, manjati i botimeve Henri Lus: “A mund të bëjmë diçka më origjinale sesa intervencionizmi amerikan, të bëjmë diçka më të natyrshme për ne dhe kohën tonë, si avionë apo radio?”. Kjo ambicje u realizua gjithsesi në vitet në vijim. Çlirimi i Europës nga nazistët u ndoq nga aksione fenomenale suksesi për ndërtimin e kombit në Gjermaninë Lindore dhe në Japoni, të cilët u bënë demokraci të begata dhe aleatë besnikë amerikanë.

Sekretarja amerikane e shtetit Madlen Ollbrajt, pas ndërhyrjes në Bosnjë të udhëhequra nga ShBA-të dhe më vonë Marrëveshjes së Dejtonit tha: “Nëse nevojitet të përdorim forcën, kjo ndodh sepse jemi Amerika; ne jemi komb i domosdoshëm”.

Ka pak zyrtarë amerikanë që flasin sot kështu. Për këtë edhe Bajdeni betohet se “jep fjalën e tij” dhe se “beson me të gjithë zemrën e tij sy ky ishte vendimi i drejtë, i mençur dhe më i miri për ShBA-të”.

Një ditë pas 31 gushtit, ditë kur ushtaraku i fundit amerikan u largua nga Kabuli, Bajdeni në Shtëpinë e Bardhë tha se merr mbi vete “përgjegjësinë për vendimin” mbi përfundimin e luftës. Ndërsa Kongresi përgatit hetimin për tërheqjen, ai do të jetë përgjegjës për mënyrën sesi ndodhi kjo tërheqje. Kritikët më shumë janë të përqëndruar te vendimi i marrë që, në mënyrë të befasishme dhe pa paralajmërim, të braktisej baza ajrore Bagram, gjithsejt 40 kilometër afër Kabulit, gjë që ishte moment vendimtar për fitoren e talibanëve.

Kishte edhe diskutime në radhët e këshilltarëve të tij më të lartë, madje është diskutuar edhe për të shfuqizuar marrëveshjen e Trampit, duke u kërkuar talibanëve që ta zgjasin afatin edhe pas 1 shtatorit, madje edhe për ti mbajtur trupat ushtarake në Afganistan pacaktim gjatë. Në fund Bajdeni pranoi se i kishte mbetur zgjedhja për të tërhequr trupat ose që ato ta mbaheshin për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, gjë që do të thoshte kthim në luftë aktive me talibanët.

Pas takimit të fundit të Këshillit për sigurinë kombëtare të mesit të muajit prill, Bajdeni deklaroi zyrtarisht vendimin mbi largimin e trupave nga Afganistani. “Është koha për ta përfunduar këtë luftë të përjetëshme”, u tha Bajdeni amerikanëve me 14 prill, duke qëndruar në të njëjtën dhomë të Shtëpisë së Bardhë nga ku Xhorxh Bushi pati urdhëruar sulmet e para kundër talibanëve në muajin tetor të vitit 2001.

Duke mbrojtur tezën se kaosi i shkaktuar me rastin e evakuimit ishte diçka e pritshme dhe se obsionet e tjera ishin më të vështira dhe më të rrezikshme, presidenti amerikan iu drejtua atyre që mendonin se ShBA-të duhej të qëndronin përgjithmonë në Afganistan, duke deklaruar se gjithçka kishte ndryshuar në momentin kur Trampi kishte nënëshkruar marrëveshjen me talibanët.

Ajo që është më e rëndësishme, janë konturet e të kuptuarit të politikës së re amerikane të sigurisë që deklaroi Bajdeni në fjalimin e tij. Ai deklaroi se ShBA-të nuk kanë kurrfarë interesash kombëtare për të qëndruar në Afganistan, dhe se sikur ShBA-të pas 11 shtatorit, në vend të Afganistanit të ishin sulmuar nga Jemeni, ShBA-të kurrë nuk do ta kishin sulmuar Afganistanin, pa marrë parasysh faktin se talibanët atëbotë ishin atje në pushtet. ShBA-të që para dhjetë vitesh realizuan atë për të cilën kishin ndërhyrë në Afganistan, duke menduar kështu për likujdimin e Osama bin Ladenit në vitin 2011.

Sot ekziston një botë ndryshe, tha Bajdeni.

Kërcënimet terroriste kanë “metastazuar në mbarë botën”, shumë më tej se nga Afganistani. Detyra bazë e presidentit të ShBA-ve është të mbrojë dhe sigurojë Amerikën, por tani jo më nga kërcënimet e tipit të vitit 2001, por nga ato të vitit 2021  dhe të atyre që do të shfaqen nesër. Për këtë Amerika ndryshon strategjinë e cila nuk do të jetë më stacionimi i disa mijëra ushtarëve amerikanë jashtë vendit dhe shpenzimi i miljarda dollarëve. Këto nuk do të jenë më luftëra tokësore, por goditje  terroristëve pa pranì në terren, përveç atyre që do të jenë të nevojshme, deklaroi Bajdeni.

Bota e ndryshuar, siç e cilësoi Bajndei, do të thotë edhe “përballje serioze me Kinën, përballje në të cilën Amerikka është përfshirë”, si dhe të marrurit me “sfidat me Rusinë në shumë fronte”. Bajdeni deklaroi të dhënën e pabesueshme se Amerikës i ka kushtuar Afganistani 300 milionë dollarë në ditë dhe se gjatë dy dhjetëvjeçarëve kishte një shpenzim të përgjithshëm prej dy trilionë dollarësh.

Lufta për “shekullin e ri amerikan” fillon në përballjen me Kinën.

Për këtë presidenti amerikan përsëriti mendimin paksa të riformuluar të Zbignjev Brzheshinskit se “Kina dhe Rusia nuk do të donin asgjë më shumë në këtë përballje sesa ShBA-të të mbeteshin të zëna edhe një dekadë me Afganistanin”. Krahas kësaj, ai, dy dekadat paraardhëse i vlerësoi si “gabime” nga të cilët duhet mësuar.

Anketa më e fundit e Këshillit të Çikagos për problemet globale (Ipsos) tregon se 64 përqind e amerikanëve e mbështet vendimin e Bajdenit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, me 34 përqind kundër. Këto shifra ndjekin edhe anketimet e tjera të javëve të fundit që tregojnë për atë se opinioni publik, në një masë të madhe, mbështet përfundimin e luftës në Afganistan, edhe përkundër tërheqjes kaotike.

Anketimi i opinionit publik i kryer me 23 deri me 26 gusht, tregoi se 56 përqind e të anketuarve nuk e miraton mënyrën në të cilën u realizua tërheqja, ndërsa 43 përqind e tyre janë dakord. Të dhënat tregojnë se debati afganistanas është shndërruar në çështje partiake. Kur Këshilli pati realizuar një anketim të ngjashëm në muajin korrik, shumica e të dyja partive ishin  dakord për tërheqjen. Tani 81 përqind e demokratëve e miraton, ndërsa 57 përqind e republikanëve nuk e mbështet vendimin e Bajdenit.

Në mesin  e kaosit të tërheqjes së ShBA-ve nga Afganistani, rejtingu i presëidentit Bajden ra në vetëm  43 përqind, sipas anketimit më të ri të Radios kombëtare publike. Kjo është një rënie prej gjashtë përqind në raport me anketimin e realizuar në muajin korrik dhe vlerësimi më i ulët për Bajdenin që nga koha e marrjes së detyrës. Rënia shkaktohet kryesisht nga të anketuarit e pavarur, vetëm 36 përqind e tyre e miraton mënyrën sesi ai po e kryen  detyrën e tij, gjë që shkakton një rënie prej 10 përqind. Demokratët e Bajdenit po përgatiten për të mbështetur vendimin e presidentit të tyre në debatin e pritshëm që do të bëhet me rastin e largimit nga Afganistani.

Kongresmeni demokrat nga Arizona, Ruben Galjego fajëson gjeneralët duke thënë se ata “janë pjesë e problemit afganistanas”. Ai fajësoi ish antarët e lartë të administratës Tramp, gjeneralin Mekmaster dhe Petraeus që shpërthyen me kritika për vendimin e Bajdenit për tërheqje.

“Asnjë prej tyre nuk e zgjidhi problemin e Afganiastanit për dy dhjetëvjeçarë luftë. Ata meritojnë më shumë fajësim për mossuksese sesa kërkesa për intervista dhe këshilla”, i porositi ata Galjego.

Për këtë, ligjvënësit amerikanë po mendojnë për futjen e taksës së luftës, kësisoj sa herë që Amerika do të hyjë në luftë, njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo do tu kushtojë taksapaguesve. Për të ruajtur mbështetjen në kohë lufte, presidentët e deritanishëm bënin plotësisht të kundërtën- ulnin taksat, ndërsa trupat ushtarake ishin në vendet e tjera me shpenzimet e taksapaguesve.

Propozimi tjetër është futja e programneve vullnetare në kohë lufte, e kështu qytetarët do të duhet të kujdesen për infrastrukturën komunale dhe në punët e tjera ose do të punojnë vullnetarisht në bazat dhe kazermat ushtarake. Të gjitha këto do të dekurajojnë entuziazmin e ardhshëm për luftë dhe do të ngrejë vetëdijen e qytetarëve amnerikanë për ndikimin e luftërave në mirëqënien e tyre.

“Frustrimi më i madh është fakti se elitat mediatike nuk shohin atë që shohim ne”, tha Galjego. “Ata i shohin këta djelmosha si heronj dhe si gjeni të gjithëditur, ndërsa ne e dimë shumë më mirë këtë. Por ne askush nuk na dëgjon, sepse nuk kemi yje të artë në thilenë e xhaketës”.

Në kryeqytetet e tërë botës, aleatët dhe kundërshtarët e amerikanëve, studiojnë me kujdes se çfarë do të thotë për fuqinë dhe ndikimin e tyre largimi i ShBA-ve nga Afganistani.

Mediat ruse sjellin në kujtesë se forcat sovjetike u patën larguar në rreshta të rregullta dhe nën tingujt e muzikës ushtrarake nga Afganistani. Kinezët nuk e fshehin ankimin, ndërsa aleatët më të afërt të amerikanëve hedhin kripë në plagë. Kësisoj ministri britanik i mbrojtjes sugjeron se ShBA-të tashmë nuk janë as superfuqi dhe as fuqi globale.  Shpjegimin e asaj nëse largimi nga Afganistani shpreh kufizimin e fuqisë britanike në skenën botërore, ministri britanik i mbrojtjes Ben Volas e fillon me fjalët: “Duket qartë se Britania nuk është superfuqi”, dhe pastaj duket se e përqëndron fokusin te ShBA-të. “Por superfuqia që gjithashtu nuk është e gatshme të qëndrojë diku, ndoshta edhe nuk është superfuqi. Gjithsesi nuk është fuqi globale, është vetëm fuqi e madhe”, shton ministri i mbrojtjes. Ish shefi britanik i diplomacisë Xheremi Hant paralajmëron se në raporte të veçanta mes ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe është shfaqur një “linjë e rrezikshme ndarje”, duke e përshkruar tërheqjen nga Kabuli si “debakël i imponuar katastrofal” për Britaninë e Madhe. Në gazetat e tyre lokale shkruan: “Rezultati i kësaj tërheqje të ngutshme dhe kaotike ishte dorëzimi i vendit pushtetit që i pati fshehur shkaktarët e 11 shtatorit”.

Njeriu i parë i diplomacisë europiane Zhozep Borel dëshmoi përsëri si para tre dhjetëevjeçarësh paraaredhësi i tij Zhak Pos në rastin e krizës jugosllave, se “trokiti ora e Europës”, por tani është i bindur se është momenti i duhur për formimin e ushtrisë europiane.

“Është e qartë se nevoja për një mbrotje të fortë europiane nuk ka qënë kurrë më parë kaq evidente sikurse sot pas ngjarjeve në Afganistan”, tha Borelli.

Kjo gjithsesi nuk është bindëse për diplomatët europianë dhe nuk është e mundur që Europa do ta mbushë këtë hapësirë amerikane.

“Shpirti i një ushtrie nuk mund të frymëzohet me fuqinë e jashtme ushtarake apo me një ushtri të huaj në terren”, tha gjenerali amerikan Karl Ikenberi, i cili ishte edhe ambasadori amerikan në Afganistan. Duke u nisur nga këto fjalë, Endrju Baçeviç thotë se ushtritë janë “institucione psikologjike” dhe jo vetëm makineri të pashpirta burokratike. Ky kritik i vendosur i intervencionizmit dhe militarizimit të politikës së jashtme amerikane vlerëson se ShBA-të tashmë e kanë mësuar mësimin që duhet ta mësonin që “para shumë dhjetëvjeçarësh” dhe se vendimi “pa fanfara” mbi kthimin e ushtarakëve dhe civilëve amerikanë ishte “i paevitueshëm”.

Çarls Kapçani nga Këshilli për marrëdhënie me jashtë përshëndet vendimin e Bajdenit dhe vlerëson se përfundimi i intervencionizmit amerikan është më i dobishëm për Amerikën dhe qytetarët e saj.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.danas.rs/nedelja/avganistan-i-americki-vek/