Ambasadorja e Suedisë vlerëson qeverinë "Rama 3". Dëgjoni! Mbi 70% janë gra...

Për herë të parë, kabineti qeveritar do të përbëhet nga shumicë grash, mbi 70%, ndërsa ky vendim i kryeministrit Edi Rama është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.

Me një postim në Twitter, Hastad kërkon ‘vëmendje’, ndërsa shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe emrat e rinj të Qeverisë, ku spikati një numër rekord grash. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë.

/argumentum.al