Analisti kosovar: Rama duhej të shkonte sot në Beograd sot, e jo në Prishtinë!!

Në kohën kur veriu i Kosovës dhe reciprociteti i targave, ka risjell në sipërfaqe acarimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për analistin nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, vizita e sotme e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, do të përmbushej më mirë nëse dë të çonte vet Ramën në Beograd për ndërmjetësim në acarimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të kishte qenë e rrugës që Rama të vizitonte Beogradin dhe të ndërmjetësonte ne rregullimin e acarimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Spahiu.

Po sa do të ndikonte më tej kjo situatë, në ecurinë e nismës “Open Balkan”.

Spahiu shprehet se kjo çfarë po ndodh në Kosovë, tregon më se miri se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk e ka seriozisht punën e kësaj nisme.

“Po patjetër, mendoj se kjo çfarë po ndodh është kundër frymës se një “Ballkani të Hapur” për të cilën  e kanë marrë rolin e pionierit Rama dhe Vuçiç, dhe ajo që po ndodh në kufi është se Vuçiç nuk e ka seriozisht punën e Ballkanit të Hapur, se po ta kishte seriozisht do të largonte barrierat në veri.

Sigurisht që ky është një veprim i cili dëmton në masë të madhe qytetarët serb të cilët më shumë lëvizin në relacionin Kosovë-Serbi.

Me këtë veprim, Vuçiç, dëmton komunitetin serb në Kosovë, sepse vështirëson qarkullimin e tyre, sidomos ata që janë në brendi të Kosovë, dhe ata janë të detyruar të marrin targat e Kosovës dhe kur dalin në Serbi, bëjnë pagesa shtesë.

Dhe pikërisht vendosja e kësaj mase te reciprocitetit dëmton edhe Shqipërinë sepse vë një barriere për turistët potencial që vinë në det në Shqipëri”, tha ai.

Spahiu insiston se kriza e Kosovës, ndikon në mënyra të ndryshme edhe në politikën e jashtë në Shqipërisë, dhe të vet politikës personale të kryeministrit Rama:

“Sigurisht që kjo është një goditje për politikën e Ramës, është një goditje për politikën shqiptare dhe relacionet me Serbinë, sepse psh, ka fituar një numër të madh të turistëve serb dhe në raste se nuk paraqiten barriera të tjera, prandaj është në interes të Ramës që të shkojë në Beograd, dhe ta konsiderojë këtë edhe si një problem mes Shqipërisë dhe Serbisë, jo në kuptimin që të jetë tutor i Kosovës.

Është në interes të Edi Ramës që të veprojë, por edhe në interes të vet vendit, që të mos lejoj që ky acarim të ec më tutje, por të zgjidhet në mënyrë fatlume, e zgjidhja fatlume në këtë rast, është heqja e barriera te veriut në tërësi”.