Balla pret përfaqësinë e shqiptarëve të Ukrainës: Vëmendje të veçantë diasporës

Kreu i grupit të ri parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës.

“Mikprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare”, u shpreh Balla.

Balla vuri në dukje gjatë këtij takimi vëmendjen e veçantë që i kushton qeveria diasporës shqiptare.

“Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë”, tha ai.