Fjalimi në OKB, Grenell: Biden nuk përmendi dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori Richard Grenell, ish i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas fjalimit të Presidentit Biden në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Grenell shprehet se Biden nuk përmendi dialogun Kosovë – Serbi dhe shton më tej se Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e tij nuk e ka përparësi të partnerizohet me Balkanin.

“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”- shkruan ai në Twitter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë në sallën e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar problemet qendrore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota, përfshirë pandeminë COVID-19, klimën, konfliktet botërore, gjendjen në Afganistan, çështjet madhore diplomatike dhe luftën kundër korrupsionit.

/ argumentum.al