Ish- Kryeministri Berisha bën “mea culpa “ për Bashën dhe ka një porosi për demokratët: ”Mos votoni kurrë humbës”

Ndërsa sot (16.09) votohej  në Kuvendin e Shqipërisë programi qeverisës i mandatit të tretë radhazi i Partisë Socialiste me kryeministër Z. Rama ku prezente ishte dhe opozita, ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur një tjetër  “kuvend” që të ballafaqohej, “kuvendin e demokratëve”.

Lideri historik Sali Berisha, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së me vendim personal të Lulzim Bashës, nga sot nis turin e takimeve me bazën nën moton ”Për një PD më të bashkuar”. Të pranishëm në takimin me demokratët e Tiranës janë edhe figura të PD, mes tyre deputeti Edi Paloka, Tritan Shehu, dhe anëtari i PD-së Aldo Bumçi. Prezent në takimin e parë me bazën në hotel Rogner është gjithashtu edhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

“Një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, e më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për vendin, sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar, një gangster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetmin në Europë, sot është ditë jo fatkeqësie por mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit, pasi në 8 vite ka mjeruar, varfëruar shqiptarët.

Qeverisja e PD ia doli të rritej çdo vit popullsia në Shqipëri dhe kjo ishte historike, këtë e thotë INSTAT. Sot është një ditë shumë e vështirë për Shqiptarët. Një kombi i rritet autoritet kur mbrojnë interesin kombëtar, jashtë interesit, sot për kombin është ditë e zezë, sepse betohet ne parlament një njeri që e ka shndërruar Tiranën në vasal të Beogradit, në një epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës, argat i Vuçiç, në viti 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e ballkani 6+2, do formohej ish jugoslllavia. Tani çfarë bëri Merkel , hoqi organet e serbomadhisë”, tha Berisha.

Berisha në fjalën e tij tha se ”Foltorja” është përpjekja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Berisha tha se sot është një ditë fatkeqësie, në Kuvend betohet një gangster

”Sot në parlament shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një ganster që nuk njeh normë nuk njeh ligj por ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është një ditë jo fatkeqësi, por mynxyre kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministri i vendit, pasi ai në tetë vite ka varfëruar shqiptarët të cilët tetë vite më parë kishin rrogat më të mëdha në rajon. Sot paguhen 30% më pak se ata. Sot është një ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu qëm e vjedhjet, abuzimet në taksa e tatime, në koncensione, partneritetet publike e private ka shkaktuar dhe ka ngjirut vendin në çatinë e botës për korrupsion”,-tha Berisha.

“O burra të kapim armët!”/ Mbështetësi i Berishës: Presim të na thërrasësh, vetëm një urdhër

Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Kam takime nga mëngjesi deri në darkë dhe deputët, me demokratë të thjeshtë pa përjashtim. Nga të gjithë më kanë thënë hapur në sy. Ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur nga se e mbështet doktori.

Mund të ju duket çudi por unë ua them që nuk e njihja këtë në këto përmasa. Se i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së dhe në 8 vite ju garantoj që nuk gjen me gishta të dorës që të kem arritur ti promovojë në PD.

Përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin bashkëpunuar. Dhe nuk i thash se mendoja që do të punojë me njerëzit e tij. I shihja të tjerët të largoheshin. Nuk mendoja që njerëzit të mendonin që Basha të kishte mbështetje pa kushte. Kërkoj ndjesë.

Nuk jam pajtuar por si njeri i betuar që nuk kthehem më. Nisja ime është pa kthim. E dyta isha i betuar që një po të mbetet i dyti do jem unë. Nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet”

“Jep dorëheqjen i kam thënë në 2017. Jo më tha nuk e jap. Erdhën dhe i mori të gjitha vendimet por këtu ka bërë për interes të karriges dhe ka deklaruar fshehtas se vendimet i merr Berisha. Personalisht u garantoj që po të hapim llogaritë vendimet e mia kanë qenë që këto zgjedhje të mos bojkotohen se ishim në rrugë me djegien e mandateve” tha Berisha.

Ish-kryeministri dhe ish- Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim për demokratët zbuloi gjithashtu aksionin e tij politik.

Ai tha se nga takimet në të gjitha strukturat e PD në të gjithë vendit, do të kërkojë që të mblidhen 1500 firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që për përjashtimin e tij nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.

“E kemi krejtësisht paqësore, por qëllimet tona do i realizojmë sepse janë të drejta dhe të ndershme. Po të shohësh 30 mijë shqiptarët që kanë ikur, këta kanë ikur për shkak të vrasjes së shpresës. Këtu të dashur miq, duhet të ndalemi një moment.

Edi Rama, ka përdorur një mori qëndrimesh mekanizmash për të vrarë shpresën. Ne me këtë përpjekje të madhe, duhet të kemi objektivin kryesor për të ngjallur shpresën në dritën e udhës tonë. Një gjë, në detyrimin e njeriut, jashtë çdo lloj konjekukture sociale, ai një detyrë ka.

Edhe nëse i vrasin shpresën, do të bëj gjithçka për ta ngjallur atë. Ne e fitojmë këtë betejë, nëse bëjmë gjithçka për të ngjallur shpresën dhe t’i lëmë ata që kanë politikën e tyre anti-kombëtare, njerëzore, gjithnjë e me pakicë.

Do mblidhen firmat e 1500 anëtarëve të delegatëve kombëtar, e më pas do të thërrasin forumin kombëtar. Çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Me të fitore nuk ka. E dyta, do e nisja këtë lëvizje.

Çfarë do u thosha? Do u thosha ‘mos votoni kurrë humbës’, humbësi në fitore nuk të çon, hapi derën tjetrit, ose të çon i tretë, po ky s’të çon asnjëherë. Dhashë dorëheqjen isha i sigurt se u çoja në fitore, por besova e mendova se një tjetër do e bëjë më mirë, se unë këtë detyrë, dhe ai tjetri duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jemi të palëkundur”, tha Berisha.

/ Argumentum.al