Kryeministri Rama dhe kabineti i ri qeveritar betohen në Presidencë

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Presidencë për betimin e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kur qeveria e re e përshkoi në këmbë, të gjithë së bashku, rrugën drejt presidencës, kryeministri zgjodhi të shkonte me makinë në ambientet e presidencës dhe ministrat iu bashkuan një nga një.

Pas ceromonisë së betimit, Kreyministri Rama bashkë me kabinetin e tij qeveritar janë drejtuar në këmbë drejt kryeministrisë ku do të mbahet dhe mbledhja e parë qeveritare.

Zoti Edi Rama- Kryeministër;
Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

 

/Argumentum.al