Kryeministri Rama në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York: Njehsim i programeve me Akademinë e FA-së

Kryeministri Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Kombeve të Bashkuara  ku u prit me një ceremoni në Akademinë “West Point”.

"Në Akademinë Ushtarake “West Point", në kuadër të dialogut të nisur me qeverinë amerikane, për binjakëzimin dhe njehsimin e programeve me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare", shkruan në facebook Z.Rama

Z. Rama në këtë udhëtim të tij të parë në SHBA pas mandatit  të tij të tretë si kryeministër i Shqipërisë, shoqërohet nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Znj. Yuri Kim dhe ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi .

/Argumentum.al