Kush po e godet Europën? Çmimi i gazit është më i lartë se 800 dollarë! Edhe çmimi i energjisë elektrike po rritet në mënyrë të përshpejtuar!

Zoran Meter[i]

A kemi të bëjmë aktualisht në Europë me një goditje të prodhuesve tradicionalë të energjisë- mbi të gjithë ata të naftës dhe të gazit, kundër revolucionarëve “të gjelbër” të cilët, në emër të ekologjisë së pastër (dhe, të lidhur me ta, edhe pronarët e teknologjive të reja dhe të shtrenjta), buçasin me zë të lartë dhe gjithandej në emër të ndryshimeve klimatike (për të cilët, sidomos kur është fjala për shkakun e tyre, as në qarqet shkencore nuk kanë të gjithë të njëjtin mendim), apo është fjala për konfliktin gjeopolitik të lojtarëve kryesorë globalë dhe “hakmarrjen ruse” për histerinë e hapur antiturke të Brukselit dhe Londrës (që të mbetemi në Europë), apo e gjitha kjo është diçka e shtrenjtë e “rrethanave fatkeqe” të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit e cila fillimisht ndikoi në rënien e aktivitetit ekonomik (dhe me këtë edhe zvoglimin e nevojave për gaz, ndërsa pas rimëkëmbjes vjen puna për kërkesa të mëdha për sasi shtesë të këtij energjenti si dhe të naftës) dhe dimrit të kaluar të gjatë dhe të ftohtë? Vështirë të japësh një përgjigje për këtë çështje të ndërlikuar, sepse ndoshta bëhet fjalë për të gjithë shkaqet e mësipërme sëbashku.

Cilido të jetë shkaku, apo edhe rezultat i efekteve kumulative të mësipërme, Europa po përballet aktualisht me probleme energjetike të papara qëkur gazi është bërë energjenti dominues për industrinë dhe në përgjithësi për konsumin e gjërë të tij.

Pasiqë, deri tani, e panjohura dhe çmimet e larta të energjentëve ishin “privilegje” të tregut aziatik, “i etur” përjetësisht për naftë dhe gaz dhe i ballafaquar me manipulimet e Perëndimit i cili monitoron (ose monitoronte deri vonë) të gjithë drejtimet kryesore të furnizimit me gaz dhe  çmimet e energjentëve, duket se Europa me hapa gjigantë, para së gjithave për shkak të budallallëkut dhe arrogancës së saj, pothuajse brenda natës, erdhi në pozitat e Azisë. Pozitë në të cilën nuk ka sesi të ndjehet rehat, por është e detyruar, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, të dridhet nga ajo se çfarë sjell e ardhmja, të presë gjithë ankth se çfarë do të thonë meteorologët për dimrin  që po vjen: a do të jetë ai i butë dhe  t’ua heqë “gurin nga zemra” strategëve “mençur” të Brukselit,  apo do të jetë i ftohtë dhe i paparashikueshëm, gjë që do t’ua rritë nervozizmin dhe do ti hedhë ata në zhgënjim.

Çfarë po ndodh në të vërtetë? Çmimi i gazit gjatë tregtimit të martën me 14 shtator, i kaloi 800 dollarë për 1.000 metër kub dhe theu kështu rekordin e mëparshëm (të cilët po thyhen përditë sipas efektit domino), gjë për të cilën flasin të dhënat e bursës së Londrës ICE. Në orët e para të tregtimit çmimi kërceu me 50 dollarë. Çmimi sipas marrëveshjes së kontraktuar për muajin tetor në nyjen holandeze TTF arriti në 801,2 dollarë për 1.000 metër kub gaz.

Ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që çmimi i këtij “energjenti blu” mund të rritet deri në njëmijë dollarë për 1.000 metër kub, sidomos nëse dimri do të jetë i ftohtë! Magazinat për gaz në Europë deri tani janë të mbushura deri në 70,5 përqind të kapacitetit të tyre, dhe një gjendje e tillë është e pazakontë dhe jo e qëndrueshme për Brukselin zyrtar, meqënëse treguesi mesatar për pesë vitet e fundit për të njëjtën kohë lëviz në shfirën 86 përqind.

Sipas analistëve, rritja e çmimit lidhet me rezervat e ulëta të gazit në magazinat europiane për shkak të dimrit të ftohtë të vitit të kaluar, ndërsa, njëkohësisht, Gazprom-i nuk dëshiron të rritë ndjeshëm injektimin dhe shitjen e çmimit tani që duhet të nisë nga puna gazsjellësi Rryma e Veriut-2, i cili duhet mbushur në mënyrë të përshpejtuar me gaz në mënyrë për tu bërë gati për punë pas lëshimit të liçencës nga ana e rregullatorit gjerman (nuk dihet ende se kur do të lëshohet dhe kjo do të jetë temë e analizës së ardhshme), si dhe për shkak të furnizimit të përforcuar të magazinave nëntokësore ruse në prag të fillimit të sezonit të ngrohjes që së shpejti do të nisë në këtë vend.

Paralelisht me rritjen e çmendur dhe të pakontrolluar të çmimit të gazit, në tregun europian po ndodh edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike. Megjithëse ka kohë që “të mençurit” europianë kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në përputhje me strategjinë e zëvendësimit gradual të lëndëve djegëse fosile (më të lira, para të gjithëve naftës dhe gazit), rritja tani po ndodh në mënyrë të befasishme dhe të pakontrolluar, gjë e cila ka bërë të rritet nervozimi një mbarë BE-në dhe në Britaninë e Madhe.

Kështu, çmimet e energjisë elektrike në shumë vende të Europës janë rritur në nivele rekord. Sipas The Wall Street Journal-it (WSJ) amerikan, i cili bazohet në të dhënat analitike të kompanisë ICIS në Britaninë e Madhe, çmimi për megavat/orë është rritur pothuajse tri herë që nga fillimi i gushtit të këtij viti, dhe pothuajse shtatë herë krahasuar me shtatorin e vitit 2020, dhe ka arritur shifrën 331 euro për megavat/orë. Në Gjermani rritja nuk ishte kaq e ndjeshme, çmimi për megavat/orë për një muaj është rritur me 30 përqind, pra është pothuajse 130 euro.

Sipas fjalëve të ekspertëve, një nga arësyet e kësaj rritje është zvoglimi i prodhimit të energjisë elektrike nga centralet me erë në Detin e Veriut, gjë që është e lidhur gjithsesi me mungesën e erërave të forta në këto javët e fundit. Në mënyrë që të zëvendësojnë humbjet, është shfrytëzuar energjia që prodhojnë termocentralet me gaz dhe qymyr. Ndoshta “të mençurit” e Brukselit dhe të Londrës, nëse e kanë planifikuar që tranzicionin energjetik ta kalojnë  duke u mbështetur në centralet me erë, ose më mirë të themi te tekat e kushteve të kohës, atëherë mund të vinin në Alpet tona dhe të kërkojnë erë për të patur kilovatë të sigurtë. Por gjithsesi jo: këta centrale përveç që qëndrojnë të “gozhduar” në zonat tona malore duke shëmtuar panoramën përreth, ato edhe ekologjikisht nuk janë të pranueshëm, kryesisht për shkak të zhurmës së madhe që shkaktojnë gjatë punës, për të mos folur pastaj për çmimin e lartë të kilovatëve të prodhuar prej tyre.

Por, le ti kthehemi temës. Për shkak të problemeve me gazin dhe rritjen së çmimit të tij dhe, për pasojë, edhe e çmimit të energjisë elektreike, në skenën europiane po rikthehet energjenti ekologjikisht i papranueshëm dhe i urrryer- qymyrguri. WSJ amerikane nënvizonte se çmimet e qymyrgurit, të cilët ishin   prej kohësh në rënie, befas janë stabilizuar.

Këtyre lajmeve mund tu shtohet edhe fakti, gjithashtu i datës 14 shtator, se çmimi i naftës së Detit të Veriut e llojit Brent është rritur me 0,6%, duke shkuar në 763,97 dollarë për barelë, po me 14 shtator. Sipas konkluzioneve të pjesëmarrësve në treg, një ditë më parë ka filluar edhe rritja e çmimeve të aksioneve të kompanive të naftës. “Letrat mne vlerë (aksionet) përfundimisht filluan të pushtojnë çmimet e naftës, rritja e prodhimit nga ana e Rusisë brenda kuotës OPEC+ do të zvoglojë prapambetjen me rritjen e tregut të ditëve të fundit”, deklaroi Aleksej Antonovi, analist kryesor në Alor Broker. Sipas mendimit të tij, rritja e çmimit tyë naftës jep shkak për të pritur “rritje të matur, ndoshta jo kaq të fuqishme sa dje, të aksioneve të kompanive të naftës”.

Megjithatë, ekzistrojnë dyshime për mosrritje të mëtjeshme të çmimit të naftës për shkak të riparimit të dëmeve në Gjrin e Meksikës, dëme që u shkaktuan nga uragani “Ida”, gjë që do të bëjë që tregut ti mungojnë 1,5 milionë bareala nga nafta e atjeshme dhe nuk mund të përjashtohet mundësia që nafta të arrijë çmimin 75 dollarë për barelë, thotë Antonovi.

Në fund të kësaj gare energjetike ose, më mirë të themi kësaj beteje apo lufte, do të shohim se kush do të “fërkojë duart” dhe kujt do ti “dalin lotët”. Dhe ç’është më e rëndësishmja, në çfarë pozite do të gjendet Europa. Tani për të duket se për të ”nuk lulëzojnë lulet” edhe përkundër dëshirave dhe deklaratave të fanatikëve të “gjelbër”.

[i] https://www.geopolitika.neës/analize/z-meter-tko-udara-na-europu-cijena-plina-veca-od-800-dolara-ubrzano-raste-cijena-struje/