Kuvendi miraton me 77 vota pro qeverinë e re të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro kabinetin qeveritar dhe programin qeverisës në orët e para të mëngjesit të sotëm

Është votuar në Kuvend pas një seance maratonë që ka zgjatur 20 orë, qeveria "Rama 3" e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.  Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit.

Megjithese në seancën maratonë pati debate mes maxhorancës dhe opozitës , duket se fjalimet e diskutimet e deputeve të pranishëm  ishin vetëm për njëri-tjetrin në sallë dhe jo për masen e  gjerë dhe popullin shqiptarë, pasi askush nuk mund të qëndroje zgjuar duke dëgjuar në 2,3 apo në 6 të mëngjesit kur përfundoi dhe seanca plenare.

Gjithsesi pikërisht në orët e para të  mëngjesit të sotëm Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

 “Projektvendim për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Votimi: Kanë votuar pro 77 deputetë, kanë votuar kundër 53 deputetë, abstenuar 1 deputet. Projektvendimi miratohet. Kuvendi i jep besimin qeverisë “Rama 3”. Suksese”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar pritet që të betohen tek Presidenti Ilir Meta më 18 shtator. Ceremonia e betimit do të mbahet në orën 11:00 të së shtunës.

/ Argumentum.al