Maqedonia e Veriut feston sot 30 vjetorin e Pavarësisë nga Ish-Federata Jugosllave

Maqedonia e Veriut, shënon sot 30-vjetorin e Pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave. Pavarësia ndodhi përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, me pas  pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina dhe të tjera.

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore.

Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranoi emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Por nga Marreveshja e Prespes, të dy vendet u pajtuan që ky shtet të quhet Maqedonia Veriore, duke i hapur rrugë vendit të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë procesi i anëtarësimit në BE.

Pra ky 30-vjetor i Pavarësisë së RMV-së e gjen këtë shtet  anëtare e tridhjetë të NATO-s por ende në pritje të hapjes se negoviatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i Kryeministrit Zoran Zaev

8 Shtatori, Dita e Pavarësisë është një nga datat më të shenjta dhe më të ndritshme të historisë së Maqedonisë së Veriut. Në jubileun e 30 viteve të pavarësisë, historia jonë, shpresat tona, kujtimet tona, përpjekjet tona të arritura.

Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë ... Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë dhe të gjithë të tjerët, Urime për përvjetorin tonë-30 vjet pavarësi. Mbështetja dhe gjendja jonë në shekuj të jetë shekuj.

Rroftë Republika e Maqedonisë Veriore

Një ndjenjë e veçantë mirënjohjeje dhe respekti krijohet në një takim me përfaqësuesit e brezit që ka mbajtur barrën e deklarimit të mbështetjes te vetja dhe njohjes ndërkombëtare të vendit tonë në linjën e shteteve moderne demokratike. Është ky mesazhi i Kryeministrit maqedonas  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 30 vjetorin  e Pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave.

Presidenti Pendarovski homazhe presidentëve të ndjerë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, dekoron përbërjen e parë parlamentare

Në këtë vit jubilar janë nderuar figurat më te rëndësishme të shtetbërjes pas shpalljes se Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Stevo Pendarovski sot i bëri homazhe Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov dhe Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski.

Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski

.“Respekt për Presidentin e parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Ne nuk e harrojmë angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin. Nderim Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. “Ai do të mbahet mend si një udhëheqës vizionar,” shkroi Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

President i vendit ishte zgjedhur Kiro Gligorov në tentativën e dytë të votimit për të në kuvend, edhe pse figura e tij kundërshtohej ashpër nga VMRO DPMNE-ja dhe partitë shqiptare PPD (Partia për Prosperitet Demokratik) e PDP (Partia Demokratike Popullore). Më 3 tetor 1995, Gligorov ishte objektivi i një atentati me makinë bombë në Shkup. Ndërsa ishte në rrugën nga vendbanimi i tij për në zyrën e tij, automjeti që mbante Gligorovin u hodh në erë nga një shpërthim nga një automjet i parkuar, duke vrarë shoferin e tij dhe duke plagosur disa kalimtarë. Gligorov mbeti i plagosur rëndë mbi syrin e tij të djathtë.

Dhjetë vjet pas pavarësisë, vendi do të përballej me konfliktin e armatosur të 2001-shit. Përplasja mes policisë dhe anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare zgjati për afër 10 muaj dhe u mbyll me dorëzimin e armëve të UÇK-së pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Marrëveshja u vlerësua lart nga palët nënshkruese dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.

Ndër nënshkruesit e saj ishte edhe presidenti i atëhershëm Boris Trajkovski. Trajkovski vdiq më 26 shkurt 2004 në një aksident ajror gjatë rrugës për në një konferencë ekonomike në Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë. Avioni u rrëzua nga mjegulla e dendur dhe shiu i rrëmbyeshëm.

Presidenti Stevo Pendarovski  ka falënderuar dhe ka dekoruar gjithashtu deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre.

Në shënimin e 30 vjetorit, Andov tani 85 vjeçar, pranoi dekoratë nga Presidenti Stevo Pendarovski.

Ata donin dhe këmbëngulnin për këtë. më 8 janar, në seancën e parë të Kuvendit më zgjodhën mua kryetar. Unë bisedova, i takova grupet parlamentare dhe bisedova me të gjithë njëlloj, edhe me shqiptarët, edhe me maqedonasit, edhe me VMRO-në, edhe me LSDM-në”, tha Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

May be an image of 8 people, people standing and outdoors

Me dekoratën “8 Shtatori” u nderuan edhe deputetët e përbërjes së parë parlamentare.

 Ne, deputetët e përbërjes së parë e plotësuam vullnetin e qytetarëve që na zgjodhën. Gjenerata jonë i përfaqësonte edhe parimet e luftës çlirimtare dhe vendimet e KAÇKM-së. Sot, 30 vite nga pavarësia, mendoj se ai ishte vendimi më i drejtë. Anëtarësimi në NATO është një hap pozitiv përpara dhe shpresoj që edhe Bashkimi Evropian do të na i hapë dyert”, tha Nikolla Stojanovski, drejtues i seancës së are konstituive të Kuvendit.

Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian. Presidenti në Vilen Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e pare te Kuvendit, Stojan Andov dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994.

“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.

Ndërsa Kryeministri Zoran Zaev në mesazhin e tij në këtë ceromoni tha :

“Eshtë detyra jonë të pranojmë pavarësinë me gjithë respektin për brezin që ruajti vazhdimësinë e shtetësisë, dhe të pranojmë se të gjithë jemi përgjegjës për të mbajtur dhe zhvilluar Maqedoninë e Veriut për ne dhe për brezat e ardhshëm.

Argumentum.al