Mbërrijnë mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer, Kryeministri Rama: Vaksinohuni!

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu.

“31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni”, u shpreh Rama.

Muaji Shtator do të jetë i hapur për vaksinimin e të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.