Merkel në Serbi: Të veprohet më shpejt me anëtarësimin

Në vizitën e saj të fundit si kancelare në Serbi, Merkel i ka kërkuar BE më shumë kompromis për shtetet e Ballkanit Perëndimor që duan të integrohen. Zgjidhjen e konfliktit me Kosovën ajo e quajti kusht për anëtarësimin.

Ishte vizita e fundit e Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë në Serbi të hënën. Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Merkel zhvilloi një konferencë shtypit në Beograd, ku u shpreh mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.Merkel tha, se për BE është "interes absolutisht strategjik që të pranojë këto vende". Sipas Merkelit do të ketë ndikime nga rajone të tjera të botës tek këto vende, "dhe nëse BE nuk ecën sa duhet shpejt përpara, edhe këtu ndjehen të detyruar të arranzhohen me partnerë të tjerë", citon dpa, kancelaren Merkel.

Serbien | Angela Merkel und Aleksandar Vucic

Hapa të tjerë në drejtim të shtetit ligjor, demokracisë, pluralitetit e shoqërisë civile

Merkel lëvdoi në Beograd progresin e Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, por paralajmëroi megjithatë për përpjekje të tjera në drejtim të integrimit. "Për hapjen e kapitujve të tjerë të procesit të zgjerimit sidomos në drejtim të sistemit të drejtësisë është shumë e rëndësishme që të bëhen përparime". Ajo inkurajoi "për hapa të tjerë në drejtim të shtetit ligjor, demokracisë, pluralitetit dhe shoqërisë civile." Presidenti serb i premtoi Merkelit, se deri në fund të vitit do të ketë progres në reformën e drejtësisë në Serbi, me qëllim që të hapet një kapitull i ri i bisedimeve të anëtarësimit, u tha në Beograd.

Vuçiq, nuk e fshehu në Beograd, se sa e nderon kancelaren gjermane. "Ajo është një autoritet, që e dëgjon gjithkush me dëshirë në rajon." Presidenti serb vlerësoi angazhimin e Merkelit për ekonominë. "Falë asaj është trefishuar tregtia e jashtme gjermano-serbe nga viti 2014", tha Vuçiq, që në vendin e tij kritikohet për qeverisje autoritare dhe nga vera e kaluar praktikisht pa opozitë. Opozitarët serbë nuk patën asnjë pritshmëri nga vizita e Merkelit. Kryeredaktori i "Vreme", Andrej Ivanji, shprehet se, "kjo është e gjitha një politikë e hapave simbolikë", citon agjencia e lajmeve, dpa.

"Gatishmëria për bisedime është rritur"

Në të njëjtën kohë në Beograd Merkel paralajmëroi që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos ndahen në rrugën e integrimit në BE. Të mos ketë veçim, tha Merkel, duke pasur parasysh këtu, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, që janë ende larg hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Serbien Belgrad | Angela Merkel, Bundeskanzlerin & Aleksandar Vucic, Präsident

Merkel u shpreh në Beograd edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë. Vërtet që disa vende të BE nuk e kanë njohur Kosovën, por ky problem duhet të zgjidhet në fund të procesit të anëtarësimit. "Unë jam për një roadmap, në të cilën të zgjidhen më parë të gjitha çështjet e tjera."

Merkel, e cila angazhohet prej 16 vjetësh në Ballkanin Perëndimor, u prit në me përshëndetje ushtarake në Beograd. Ky është një udhëtim lamtumire, por ai lidhet edhe me trashëgiminë e Merkelit në Ballkan, e cila do të mbahet mend si iniciatorja e Procesit të Berlinit në vitin 2014. Të hënën duke përmendur sukseset e vogla në këtë drejtim për të ndriçuar pak bilancin jo aq të suksesshëm të Procesit të Berlinit, Merkel theksoi, se si forum bisedimi ai i ka sjellë më afër vendet e armiqësuara të Ballkanit Perëndimor, megjithatë ai nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit. "Por gatishmëria për bisedime në rajon është rritur ndjeshëm, dhe kjo e ndihmon anëtarësimin." Vëzhguesit e konsiderojnë krijimin e rrjetit rinor ballkanik, sipas modelit francezo-gjerman si një shembull konkret të Procesit të Berlinit./dw