Merkeli “minus”, koalicioni semafor

Boshko Jakshiç[i]

Për më pak se një muaj, Gjermania do të dalë në zgjedhje për të përcaktuar përbërjen e re të parlamentit, ndërkohë që tri partitë më të mëdha kanë emëruar tashmë kandidatët, njëri prej të cilëve do të trashëgojë kurorën ne Anxhela Merkelit. Për herë të parë që nga viti 1949, shefi aktual i qeverisë nuk kërkon të rizgjedhet, e kësisoj, pas dy vite gjysëm hamendësimesh për atë se kush do të trashëgojë kancelaren, u shfaqën tre kanididatë asnjëri nga të cilët nuk do ta ketë bonusin e hyrjes në garë nga pozitat e pushtetit.

Frau Anxhela tërhiqet pas 16 vitesh dhe deri tani ky është i vetmi lajm  i sigurtë. Gjithçka tjetër është në sferën e të panjohurës. Koalicioni i djathtë i Unionit Kristjan Demokrat (CDU) dhe i partisë së tij motër Unioni Kristjan Social (CSU) deri vonë ishte përpara në raport me Socialdemokratët (SDP) dhe të Gjelbërit, por anketimi i fundit i opinionit publik jep një pamje të ndryshuar.

Për herë të parë pas 22 vitesh, SDP-ja ka përparësi prej një pike në përqindje (23) në krahasim me konservatorët (22) që bien kështu afro dhjetë pikë në krahasim me zgjedhjet e fundit, ky është rezultati i anketimit të agjensisë “Forsa” i zhvilluar me porosi të televizionit RTL/NTV. Qëkur është themeluar instituti “Forsa” në vitin 1984, ky është rezultati më i ulët i rregjistruar për koalicionin konservator CDU/CSU. Nga java në javë CDU/CSU po shënojnë një rënia stabël ndërsa rritja e socialdemokratëve, partneri i tyre aktual në qeverisje,  është gjithashtu stabël. SDP i kaloi edhe të Gjelbërit. Me këtë hapen kombinime tërësisht të reja për forimimin e qeverisë, por për të bërë vlerësime të besueshme është ende heret.

Për një kohë të gjatë dukej se kandidati i koalicionit të djathtë dhe trashëgimtari i favorizuar i Merkelit, Armin Lasheti, lideri i CDU-së, i ka të gjithë kualifikimet e duhura për të udhëhequr shtetin më të fuqishëm të Bashkimit Europian. Ka qënë antar i parlamentit europian. Udhëheq një shtet federal të pasur që kufizon me dy shtete antarë të BE-së. Është promotor i madh i miqësisë franko-gjermane. Ka lindur në Ahen, qytet të skalitur në historinë europiane, e ndoshta ka paraardhës të tij edhe Karlin e Madh.

Megjithëse shumica e zgjedhësve është e kënaqur me koalicionin e tanishëm, shumë veta nga e djathta mendojnë se Lasheti është përzgjedhje e keqe. E përshkruajnë si “Merkel minus”, kopje të zbehtë të gruas që shpresohet se do ta trashëgojë. Politikan i kategorisë së mesme. Kritikët e tij sjellin në kujtesë komentet e tij të mjegullta mbi shtetin e së drejtës në Hungari dhe në Poloni apo rreth raporteve me Kinën. Ia marrin për të madhe mungesën e vendosmërisë atëherë kur është e nevojshme. Thonë se nuk është rritur deri në atë masë për të drejtuar Europën në kohën e sfidave. Lasheti, në krahasim me anketimin e mesit të muajit korrik, humbi 8-9 pikë përqindje kur në TV u dëgjua e qeshura e tij teksa po vizitonte zonën e përmbytur në Veri të Rajn-Vesafalisë, shteti më i pasur federal që ai drejton.

Ka edhe propozime që Lasheti të tërhiqet dhe ta pranojë faktin se është tejet i madh numuri i gjermanëve që nuk e duan si lider të kombit. Zgjedhësit në tërësi, dhe në mënyrë vtë veçantë konservatorët, ia faturojnë ekskluzivisht Lashetit të gjitha telashet partiake dhe mendojnë se tërheqja e tij do të mund ta ndalte erozionin konstant të CDU/CSU. Sado që zëvendësimi mund të ishte me rrezik në këtë fazë të fushatës zgjedhore, alternativa është gati: kryeministri ambicioz bavarez, lideri i CSU-së, Markus Zederi, rivali i vjetër i Lashetit, kundër të cilët ai pati luftuar për lider. Lasheti nga dueli pati dalë më i dobët, ndërsa Zederi më i fortë se më parë.

Mbetet pikëpyetje nëse Lasheti, i cili për më shumë po përballet edhe me akuza për plagjiaturë, është i gatshëm të marrë shembull nga Merkeli, e cila në vitin 2000, megjithëse u zgjodh shefe e CDU-së,  nuk u turr menjëherë që në zgjedhjet e pas dy viteve të ishte kandidate për kancelare. Ia lëshoi këtë punë liderit të CSU-së dhe priti vitin 2005, që ishte për të edhe fillimi i një karriere të gjatë.

Kreu i konsertvatorëve e ka hedhur poshtë idenë mbi zëvendësimin e Lashetit, por gjithsesi duhet pritur, sepse nëse socialdemokratët fillojnë ta rrisin përparësinë, atëherë gjithçka është e mundur.

Përballë konservatorëve është Olaf Sholci. Pas tre vitesh drejtimi të financave kombëtare, ai është përzgjedhja e vetme e partisë Socialdemokrate. Slloganet zgjedhore sillen rreth këtij lideri që të jep besim, por ekziston rreziku se shpesh herë zgjedhësit nuk i kanë fort në qejf fushtat që fokusohen te një personalitet i fortë. Për më tepër, popullariteti personal i Sholcit i ka tejkaluar barrierat partiake pjesërisht edhe për shkak të gabimeve të rivalëve

Sipas sistemit zgjedhor gjerman, zgjedhësit votojnë për partitë dhe jo direkt për kandidatët e tyre për kancelar. Sikur të mundnin të votonin direkt për kandidatët për kancelar, gjermanët, sipas anketimeve të ZDF, do të zgjidhnin  në mënyrë bindëse socialdemokratin Sholc (34 përqind), pastaj Lashetin (29 përqind) dhe pas tyre lideren e të Gjelbërve Analena Berbok.

Nuk ka tashmë asnjë dyshim se Sholci është më meritori për zvoglimin konsatant të përparësisë së CDU/CSU në fund të fushatës dhe për kalimin në vendin e parë.

Gjermania është në udhëkryq: vazhdimsia apo ndryshimi? Në vitet në vazhdim do ti duhet të përballet e sfida të  reja, në mënyrë të veçantë me ndryshimet klimatike që janë problemi europian numur 1. Për zgjidhjen e tyre janë të domosdoshme ide të reja dhe vizionare të cilat shpesh vinë nga mendjet e reja.

Kësisoj koha hedh në vend të parë të Gjelbërit gjermanë, shpresë e re e qendrës europiane dhe makth nate për populistët e së djathtës. Po fillon era e “transformimeve socio-ekologjike”. Thuhet se sot të gjithë partitë flasin për ekologjinë, por konsiderohet se vetëm të Gjelbërit janë origjinali ndërsa të tjerët kopje e tyre. Ndërsa të tjerët pranojnë agjendat e tyre, të Gjelblërit zgjerojnë tematikën e tyre dhe merren edhe me probleme të ndryshme, nga religjioni deri te ekonomia.

Të gjelbërit, nga grupe radikale për ruajtjen e mjedisit njerzor në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar u bënë fuqi politike udhëheqëse që ngelet shumë pak prapa titanëve të politikës kombëtare gjermane: CDU-CSU dhe SDP. Mbështeteja për të Gjelbërit është diku te 18 përqind.

Në garë me dy burra, dy 60-vjeçarë, dy avokatë dhe politikanë profesionistë, nga dy partitë tashmë të njohura, përparësia deri para disa muajsh ishte në anën e gruas 40-vjeçare, dinamike dhe përherë të fokusuar, me diplomë të shkencave politike dhe eksperiencë në Bundestag por jo në pushtetin ekzekutiv.

Të gjelbërit centristë të etur për pushtet, në mënyrë befasuese humbën në rejting, gjë që për shumë gjëra është fajtore liderja e tyre. Analenë Berboku gjithashtu po përballet edhe me krizën e plagjiaturës, sepse në biografinë e saj në internet, në mënyrë krejt të panevojshjme, publikoi të dhëna të gënjeshtërta mbi karrierën e saj akademike. Frika nga kjo “grua pa eksperiencë nga Postdami” u’a uli rejtingun  të Gjelbërve në kohën  e shpërthimeve të ndryshimeve klimatike, nga zjarret shkatërruese dhe përmbytjet, të cilat dukej se ishin në favor të tezave të tyre.

Por, duke shpjeguar se politika ekologjike nuk është elitizëm por shqetësim i përbashkët, ata arritën të bëhen  partia e tretë më popullore në vend, duke paralajmëruar kështu një faqe të re në historinë gjermane, në kohën kur pandemia ka përzierë gjithçka dhe disa gjëra të njohura mirë më parë i ka shndërruar në të panjohura.

Po hapen obsione të ndryshme për koalicione. Skenari më i dashur mbi koalicionin e konservatorëve dhe të Gjelbërve tani duket më pak i mundshëm sesa zgjatja e koalicionit të deritanishëm. Lufta politike mund të përmbyllet në mënyrë të papritur:  që Gjermania, për herë të parë pas vitit 1957 të ketë një koalicion tre antarësh, të quajtur koalicioni semafor: Socialdemokratët e kuq, Demokratët e lirë të verdhë dhe të Gjelbërit.

Përfundimi i luftës është ende i panjohur sepse trupi zgjedhor është i pavendosur më shumë se kurrë më parë, ndërsa ngjarjet aktuale, si puna e përmbytjeve katastrofale dhe kriza e pandemisë, përcaktojnë predispozicionin e zgjedhësve.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/486375/Pogledi/Merkel-minus-semafor-koalicija