Nis legjislatura e X e Kuvendit/ Rikthehet opozita në parlament. Luljeta Bozo hap seancën e parë plenare,

Kuvendi i Shqipërisë nis sot punimet për legjislaturën e X- të tij.

Punimet e seancës plenare do të drejtohen nga Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë në këtë legjislaturë të Kuvendit.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka në përbërje të tij 140 deputetë.

Me hapjen e mbledhjes së parë të legjislaturës, drejtuesi i seancës i njofton Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre.

Më pas një Komision i përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit, që përbëhet nga 9 deputetë shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit.

Pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin.

Sot, pas më shumë se dy vite nga largimi, PD rikthehet në Kuvend.

Konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit do t’i hapë rrugë miratimit të Qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste mori 74 mandate, koalicioni PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate

Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë në këtë legjislaturë të Kuvendit hapi sot punimet për legjislaturën e X të Kuvendit.

Seanca nisi me himnin kombëtar, ndërkohë që në vijim deputetja e PS-së Bozo mbajti fjalën e rastit.

Në fjalën e saj, Bozo vuri theksin te nevoja për të çuar përpara reformat e ndërmarra nga legjislatura e kaluar, ndërsa i bëri thirrje deputetëve që të punojnë për të gjithë qytetarët njësoj, pa parë dallimet politike.

“Ndihem e privilegjuar që sot kam nderin e hapjes së legjislaturës së X. Ndihem edhe më e emocionuar si grua, pasi kjo sallë kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë gra të zgjedhura. Kjo legjislaturë do mbahet mend për thyerjen e stereotipeve gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Ne kemi marrë një përgjegjësi të madhe për ta çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi këtu falë votës së popullit shqiptar”, tha Bozo.

Bozo theksoi nevojën që “nismat e marra nga Kuvendi i kaluar t’i çojmë më tej”.

“Do të kemi sukses nëse mbështetemi dhe marrim në konsideratë mendimet e specialistëve. Mbështetës në këto reforma janë SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE dhe vendet e rajonit. Votuesit na besuan të çojmë përpara drejtësinë, për zgjidhjen e çështjes së pronave, për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë, arsimit. Sot është detyra jonë të punomë të gjithë njësoj pa parë ngjyrat partiake. Të kryejmë me sukses punën e deputetit. Jam e bindur se do të kemi mbështetjen e çdo shqiptari”, tha ajo.

Pas krijimit të sekretariatit të përkohshëm me 3 deputetët më të rinj, Andia Ulliri (PD), Edona Bilali (PS), dhe Besian Ajazi (PS), Bozo i njoftoi Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkoi verifikimin e mandateve të tyre.

Më pas një Komision i përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit, që përbëhet nga 9 deputetë do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit.

Seanca e parë plenare vijon pasdite pas verifikimit të mandateve, me betimin e deputetëve të rinj.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka në përbërje të tij 140 deputetë dhe pas verifikimit të mandateve, deputetët do të ftohen të bëjnë betimin.

Sot, pas më shumë se dy vite nga largimi, PD rikthehet në Kuvend.

Konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit do t’i hapë rrugë miratimit të Qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste mori 74 mandate, koalicioni PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.