Porosi nga Uashingtoni/ Ambasadorja amerikane Yuri Kim, takon kryetarin e Partisë Demokratike

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD, tha Znj.Kim.

Pas takimit me zotin Basha, ambasadorja Kim deklaroi se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me PD, dhe e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, në një proces tranzicioni, dhe shtoi se shpresonte që PD të dalë më e bashkuar dhe më e fortë nga kjo rrugë tranzicioni, në mënyrë që të fitojë sërish zgjedhjet.

Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë ku pata mundësinë të flisja me liderët nga të të gjitha agjencitë, përfshirë Dash dhe shtëpinë e Bardhë, Iu kam dhënë informacion shefave të mi për të situatën në Shqipëri.

Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD. Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj.

Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri.

Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.

E kuptojmë shumë mirë që PD ndodhet në pozitë të mirë por shpresojmë së do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet”,

May be an image of 2 people and people standing

Ajo quajti të gabuara dhe fyese disa raportime, sipas të cilave, përcaktimi për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë.

Diplomatja amerikane kujtoi se më 6 maj 1920, “kur gjithë bota donte që Shqipëria të zhdukej nga faqja e dheut, Presidenti amerikan Uillson tha se Shqipëria duhet të qëndrojë dhe do të qëndrojë e fortë”. Zonja Kim si atëherë edhe tani Shqipëria duhet të jetë më e fortë, sovrane dhe demokratike.

“Për të gjithë ata që përpiqen të vendosin SHBA-të kundër popullit shqiptar iu them se e kanë gabim. Populli shqiptar e di se ju e keni gabim. Qëndrimi ynë është se sovraniteti, pavarësia dhe demokracia e Shqipëria nuk do të ndryshojnë asnjëherë. Qëndrimi ynë është që rëndësia e Partisë Demokratike kurrë nuk do të ndryshojë” - tha zonja Kim.

“Ka rëndësi për të gjitha këto që Partia Demokratike të jetë e fortë, e bashkuar, që të bëjë përpara, por nuk mund të ecet përpara me një këmbë në të shkuarën. Ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin shqiptar, me Partinë Demokratike drejt së ardhmes” - tha ambasadorja Kim pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës.

/ Argumentum.al