Presidenti Vuçiç krah fuqive të mëdha: “Një Serbi e fortë dhe e bashkuar është detyrimi ynë për të ardhmen e saj"

 "Më e rëndësishme se gjithçka është uniteti ynë dhe dashuria jonë e përbashkët për Serbinë dhe të ardhmen e saj".

Presidenti serb Alexander Vuçiç ka përcjellë një video- mesazh në rrjetet e tij sociale, i cili nuk i drejtohet vetem popullit serb por dhe partnerëve ndërkombëtare për një Serbi të fortë dhe të bashkuar.

Duke shtrënguar duart me liderët e fuqive të medha si me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin francez Emanuel Macron, Presidentin e Kines Xi Jinping, Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin e SHBA-se Joe Biden, Vuçiç thotë:” Një Serbi e fortë dhe e bashkuar është detyrimi ynë dhe nevoja urgjente. Vetëm së bashku, duke respektuar të gjitha dallimet, mund të sigurojmë përparim të mëtejshëm ekonomik të Serbisë”.

Megjithëse herë pas herë Serbia dhe Vuçiç janë kritikuar nga BE dhe SHBA për afërsinë e tij me Rusinë dhe Kinën, përkatësisht në  fushën e  mbrojtjes me Rusinë dhe investimet në ekonomi  me Kinën, duket se Presidenti serb e bën të qartë njëherë e mirë se partneret e Serbisë janë nga  Europa në SHBA dhe nga Lindja në Azi.

Postimi i plotë:

"Një Serbi e fortë dhe e bashkuar është detyrimi ynë dhe nevoja urgjente. Vetëm së bashku, duke respektuar të gjitha dallimet, mund të sigurojmë përparim të mëtejshëm ekonomik të Serbisë. Serbia nuk mund t'i bëjë të gjitha këto vetëm dhe ajo ka nevojë për mbështetjen e partnerëve evropianë dhe të gjithë miqve të tjerë me të cilët ne kemi mbajtur marrëdhënie, pavarësisht pengesave që kemi hasur. Megjithatë, më e rëndësishme se gjithçka është uniteti ynë dhe dashuria jonë e përbashkët për Serbinë dhe të ardhmen e saj".

/argumentum.al