Qveria e re/ Presidenti Meta kërkon verifikimin e 16 ministrave të propozuar nga Rama

Pak pasi kryeministri Edi Rama i ka përcjell emrat për formimin e qeverisë së re, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion për 16 ministrat e propozuar.

Për 16 ministrat e propozuar të kabinetit “Rama 3”, Meta kërkon verifikim nëse ka të dhëna nga organi i akuzës lidhur me procese hetimore apo penale që kanë nisur apo që janë në fazë vlerësimi.

Presidenti kërkon nga Prokuroria që të vihet në dijeni pa cenuar sekretin hetimor për kandidatët për ministrat që mund jenë në hetim brenda datës 18 shtator kur ka edhe afatin e fundit për dekretimin e tyre.