Reciprociteti i targave, Kryeministri Rama mbështet Kurtin: "Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, me vendosjen e reciprocitetit për targat nga Prishtina zyrtare duke mbështetur Kryeministrin Kurti.

Kryeministri Rama thekson se Kosova ka të drejtë dhe se Serbia duhet të bashkëpunojë.

Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100 %). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shprehet Rama.

Ministria e Punëve të Brendshme, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit 2016, ka njoftuar qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga sot mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve në Republikën e Kosovës.

/Argumentum.al