Reciprociteti i targave/ Presidenti Meta: "Palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA"

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e tensionuar që është krijuar në kufirin Kosovë-Serbi, pas reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës.

Kreu i Shtetit ka apeluar kapërcim të tensioneve dhe vijimin e dialogut, ndërsa shton se të dyja vendet duhet t'u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

"Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA", thekson Presidenti Meta.

/argumentum.al