Serbia kremton Ditën e re Kombëtare të Bashkimit Serb/ Vuçiç: "Ne kurrë nuk do të kërkojmë falje për flamurin tonë"

Të mërkurën e 15 shtatorit, Beogradi kremtoi një festë të re kombëtare e cila u shoqërua me marshime dhe shfaqe të fuqisë ushtarake si dhe thirrje për bashkimin e të gjithë serbëve në Ballkan nën një flamur.

Ky është kremtimi i parë i kësaj feste, dhe në këtë rast, manifestime të shumta janë mbajtur në Beograd, ndërsa ceremonia qendror është mbajtur në Sheshin e Sava në krah të monumentit të Stefan Nemanja.

Serbëve iu kërkua të shfaqnin mijëra flamuj kombëtarë kuq, blu e të bardhë në banesat e tyre për të kremtuar “Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb”.

Kjo festë e re kombëtare përkon me ditën kur ushtria Mbretërore Serbe së bashku me trupat franceze mposhti forcat e Aksit në betejën e famshme të Luftës së Parë Botërore në veri të Greqisë në vitin 1918.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ishte gjithashtu prezent teksa u shfaq duke mbikëqyrur shfaqen e artilerisë së rëndë ushtarake në parkun e Beogradit dhe duke lavdëruar gatishmërinë e ushtrisë serbe për “t’iu përgjigjur çdo lloj kërcënimi të jashtëm”.

Vuçiç tha se ushtria e tij ishte “5 herë më e fuqishme” se ajo e disa viteve më parë, dhe e shoqëroi këtë deklaratë duke lajmëruar blerjet e pajisjeve të reja ushtarake.

"Lavdi heronjve tanë të mëdhenj serbë"

"Kjo është një festë e identitetit tonë. Data që kemi zgjedhur është data e përparimit të frontit të Selanikut, dita në të cilën qëndron dhimbja dhe lavdia jonë," tha Vuçiç.

"Më 15 shtator, plani i vetëm ishte liria. Edhe sot, është shumë e rëndësishme që, duke festuar të gjitha viktimat, të miratojmë planin tonë për të ardhmen, atë në të cilin do të jemi krenarë për flamurin tonë," tha Vuçiç.

"Ne duam të drejtën për një emër, kulturë, gjuhë, fe dhe traditë. E drejta për të kujtuar, por edhe të drejtën që shumë po përpiqen të na e marrin pa sukses, dhe kjo është e drejta të vendosim për veten tonë," tha ai tha.

"Për të qenë plotësisht i qartë, ne me siguri nuk do ta harrojmë kurrë këtë flamur dhe do ta mbajmë me krenari," tha ai.

"E njëjta gjë duhet të zbatohet për të gjithë njerëzit në Ballkan - të jesh i lirë. Nuk është një botë serbe për të cilën ata na akuzojnë, është një botë me njerëz të lirë, është një botë e atyre me emrin e tyre. Dhe për t'iu përgjigjur atyre që na sulmojnë, atyre që as flamurin nuk e gjejnë të shenjtë ... Thonë që ju shpikët një festë, nëse është kështu, ne shpikëm edhe Stefan Nemanja, sepse ai as rugënuk kishte. Stefan Nemanja na shpiku ne ”, tha Vuçiq. "Për të mos ofenduar aksidentalisht dikë, ne heshtim."

Presidenti serb ka krahasuar këtë festë edhe me Ditën e Flamurit shqiptar që  ndryshe njihet edhe si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Epo, dita e flamurit shqiptar nuk shqetëson askënd, vetëm flamuri ynë shqetëson të gjithë, ata presin që ne të kërkojmë falje. Ne kurrë nuk do të kërkojmë falje për trikolorin serb ”, tha ai.

Pastaj, Presidenti Vuçiç përsëriti se "me gjithë forcën dhe shpirtin tim - unë do ta drejtoj  Serbinë të jetë edhe më e fortë".

/Argumentum.al