Speciale/ Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton Shqipërinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për viziten e  saj të lamtumirës në Ballkan si kancelare e Gjermanisë. Në fokus të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë është bashkëpunimi rajonal  dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit  të Berlinit.

Merkel u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ceremoni shtetërore pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë ku kryeministri nderoi kancelaren gjermane me Kordonin e Madh me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Merkel tha se është e “vetëdijshme që është nder i madh”.

Sikundër ishte planifikuar në axhendë, në Pallatin e Brigadave u mbajt takimi  takimi "kokë më kokë" Merkel-Rama. Takimi që  zgjati rreth 45 minuta.

Përfundon takimi 45 minuta "kokë më kokë"

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me kryeministrin Rama, ajo zhvilloi një takim të gjerë me krerë të shteteve e qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ne konferencen e perbashket, Rama  falënderoi  Merkel për të gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve për të gjithë rajonin, "Pa kancelaren Merkel, Ballkani nuk do ishte njësoj siç është sot dhe se procesi i Berlinit i iniciuar prej saj, e ka bërë Ballkanin Perëndimor një vend më të mirë".

DANKE ANGELA!

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Danke Angela” – Rama nderon Merkelin me medalje të veçantë - Bota Sot

“Faleminderit Angela. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Ky është Ylli i Mirënjohjes. Ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe ” Atleti i Krishtit”, si mbrojtës i krishtërimit”, tha Rama.

Duke i dorëzuar “Yllin e Mirënjohjes” Kancelares Merkel, Kryeministri tha se “ju detyrohemi për këtë”.

“Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, shtoi Rama.

Nga ana e saj, Merkel falënderoi Kryeministrin Rama, ndërsa u shpreh se “jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”.

Merkel dhe krerët e qeverive të Ballkanit,

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi sot një takim në Tiranë, me krerët e qeverive të Ballkanit.

“Planifikoja të vija në të gjitha vendet tuaja, por ishte e pamundur”, u tha Merkel kryeministrave dhe falenderoi Ramën që i mirëpriti në Tiranë.

Takimi mes Kancelares Merkel, Kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të tjerë të qeverive të Ballkanit u zhvillua në ambientet e Tirana Business Park. Në kuadër të këtij takimi, u realizua edhe Fotoja Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

"Konferenca e përbashkët"

Rama: Pa Merkel as Europa e as Ballkani nuk do ishin siç janë sot.

Në konferencën e përbashkët me kancelaren Merkel, kryeministri Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë nga sa ishte para fillimit të procesit të Berlinit. Rama u shpreh se kancelarja do t'i mungojë këtij rajoni pas largimit të saj nga politika.

"Sot Ballkani perëndimor është një vend shumë më i mirë se ç'ishte para se të niste procesi i Berlinit. Cilido qoftë fituesi, Angela Merkel do i mungojë këtij rajoni. Ishte nder e privilegj të kisha këtë detyrë me të, të njihesha dhe të mësoja prej saj," tha Rama.

Një ditë e bukur se kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit të shqiptarëve dhe të gjithë popujve të këtij rajoni. Është e trishtuar sepse kjo është vizita e lamtumirës e Merkel si kancelare e Gjermanisë. Besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë sesa kancelaria gjermane dhe ajo që është më e rëndësishme sipas meje është fakti se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë sesa Merkel.

Ram e thotë në sy Merkelit: Ne jemi peng i nacionalizmit brenda BE

Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte në Tiranë dhe këtu të kishim edhe takimet bilaterale dhe të gjithë liderët e rajonit tonë dhe duhet t’i shpreh mirënjohjen e falënderimin në emër të gjithë shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për atë që kancelarja ka bërë për rajonin, tha Rama ne konference.

Merkel: Shqipëria e Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësimin në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama.

"Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira dhe mund të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Uroj e përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë vitet e fundit për të ristruktuar sistemin e vet të drejtësisë.

Sikundër Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq nuk u arrit anëtarësimi për shkak të vetos së Bullgarisë por ne kemi premtuar se do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë forcë e energji."

Ndërsa lidhur me "Open Balkan" Kancelarja Merkel nuk e ka përmendur në fjalën e saj duke i vënë theksin vetem "Tregut të Përbashket Rajonal". Megjithate ajo thote se "nëse ju takoheni është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe ndoshta do të më nxisë dielli të vijë e të ndjek nga afër zhvillimet e këtyre vendeve"  tha Merkel në konferencën për median në Tiranë.

“I dashur Edi Rama dëshiroj t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim një takim biletaral. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e saj të drejtësisë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë.

Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të Ballkianit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që për idenë e 2014, bashkëpunimi ka rezultuar një bimë e fuqishme.

Shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin që nuk ka qenë kështu. I tërë bashkëpunimi në disa dimensione është konsoliduar. Kemi folur për projekte infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për autostradën e paqes. Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon.

Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa vende nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit. Ky proces nuk zv anëtarësimin në BE”.

Kancelarja gjermane vizitoi një ditë më parë Beogradin dhe sot Tiranën, duke treguar edhe një herë tjetër, në fund të mandatit të saj si kancelare, mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si dhe për zhvillimin e tij.

Gjatë vizitës në Beograd, Kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë.

Zonja Merkel u bë 7 vjet më parë, në gusht 2014, nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili përfshiu 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar integrim e tyre në Bashkimin Europian.

Procesi i Berlinit synon të normalizojë dhe rigjallërojë marrëdhëniet rajonale në fushat e infrastrukturës, ekonomisë si dhe shkëmbmeve rinore, përmes reformave, zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe pajtimi mes shoqërive të rajonit.

/Argumentum.al