Xhaçka me ministrin e Jashtëm të Maltës: Epokë e re bashkëpunimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua sot me ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Xhaçka u shpreh se dy vendet po hyjnë në një epokë të re bashkëpunimi.

“Si dy vende mike me objektiva të përbashkëta dhe anëtarë të ardhshëm jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të, presim të punojmë ngushtësisht së bashku. Jemi optimistë pasi marrëdhëniet mes dy shteteve po hyjnë në një epokë të re bashkëpunimi”, deklaroi ajo.