Yuri Kim takon anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ka qenë vetë Kim e cila ka njoftuar për takimin dhe shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.

Përmes një reagimi ambasadorja thekson se SHBA-të janë duke punuar që ‘Kushtetuesja’ të ketë përbërjen e plotë.

“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë”, shprehet Kim

www.argumentum.al