10 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, mes të cilëve një 21-vjeçar

10 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes të cilëve edhe një 21-vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 3572 testime të kryera, 441 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 6,365 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (15 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        441

Të shëruar në 24 orë      628

Të shtruar në spitale       146

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                3,572