76 vite nga krijimi i OKB-së, Xhaçka: Të përkushtuar për paqen dhe sigurinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara të dielën shënoi 76-vjetorin e themelimit, ndërsa bota përballet me një pandemi dhe shumë sfida të tjera.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar sot 76-vjetorin e themelimit të kësaj organizate.

“Gëzuar Ditën e OKB-së! 76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare kur hyri në fuqi Karta e OKB-së. 76 vjet më pas ne jemi më të përkushtuar se kurrë në një sistem të bazuar në rregulla, si mënyra më e mirë për të garantuar paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Le të jetë kjo një ditë feste për atë çfarë është arritur dhe angazhim për të konsoliduar këtë organizatë që na jep të gjithëve një zë”, thuhet në mesazhin e urimit të ministres Xhaçka.